Inspektohen 18 spitale modulare në gjithë Maqedoninë por nuk ka vërejtje

Shkup, 20 shtator – Inspektorati Shtetëror Sanitar ka kryer kontrolle inspektuese në 18 spitale modulare në Shkup, Shtip, Koçan, Strumicë, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Manastir, Resnje, Gjevgjeli, Strugë, Ohër, Kavadar, Veles, Kërçovë e Dibër, informon Zhurnal.

Janë inspektuar kapacitetet e spitaleve, kapacitetet e dhomave, krevateve, hapësirave shtesë, numri i pacientëve të hospitalizuar dhe koha prej kur është vënë në funksion spitali. Gjithshtu është inspektuar gjendja higjienike e spitalit. Është inspektuar përqindja e vaksinimit të personelit. Është inspektuar mbetja mjekësore dhe operatori që e mer atë, numri i personelit (motrave medicinale, mjekëve, punonjësve të spitalit dhe pastruesit). Është inspketuar gjithshtu nëse ka orar për mjekët në detyrë. Nëse respektohet ndalesa për vizita të personave të tjerë nga jashtë e kështu me radhë.

Në spitalet modulare në Gostivar, Manastir dhe Koçan nuk janë takuar pacientë të hospitalizuar. Ndërsa në spitalet tjera modulare nuk janë regjistruar shkelje apo parregullsi të ndryshme dhe gjithçka shkon sipas rregullave.//Zhurnal.mk

Related posts

Regjistrohen 472 raste pozitive me Kovid-19 nga 3.431 testime, gjithsej 14 të vdekur dhe 498 pacientë të shëruar

D V

Boçvarski: Vazhdojmë me ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër

D V

Nga sot 3 korrik AirPrishtina filloi me linjë të re fluturimi “Basel – Shkup – Basel”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More