Shkup, 9 shtator – Zhurnal.mk – Në zjarrin që në mëngjesin e sotëm shpërtheu në Inspektoratin e Mjedisit të Jetesës është shkaktuar dëm në hapësirën ku ruhet arkivi, por prej atje konfirmojnë se për të gjitha dokumentet kanë edhe evidencë elektronike.
Në deklaratën për MIA-n, nga Inspektorati theksuan se është dëmtuar hapësira me arkivin duke pasur parasysh atë se zjarri ka shpërthyer në hapësirën fqinje. Prej atje informojnë se është shkaktuar edhe dëm tjetër material, megjithatë nuk mund të thonë çfarë konkretisht është shkatërruar, sepse kjo do të dihet pasi të përfundojë inspektimi.
Në vijim është hetimi i policisë dhe institucioneve kompetente, ndërsa merren në pyetje edhe të punësuarit në Inspektorat, si dhe të tjerët të cilët për në momentin e zjarrit janë hasur në ndërtesë.
Zjarri në ndërtesën e ish Bankës Komerciale ku janë vendosur disa institucione shtetërore, si dhe MIA, shpërtheu në mëngjesin e sotëm rreth orës 09.50, ndërsa u shua në orën 08:50. Kanë ndërhyrë 24 zjarrfikës me nëntë automjete.