Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Inspektorati i tregut këtë vit planifikon 19.211 inspektime

Shkup, 10 janar – Inspektorati Shtetëror i Tregut planifikon sivjet t’i zbatojë 19.211 mbikëqyrje, prej të cilave të rregullta 3551 ndërsa të jashtëzakonshme 14.652. Sipas planit vjetor parasheh edhe 1081 mbikëqyrje kontrolluese. Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në Planin vjetor të publikuar në ueb-faqen e tij, theksojnë se numri i mbikëqyrjeve të jashtëzakonshme është më i madh për shkak të gjendjes me pandeminë, por se nëse vjen drejt uljes së numrit ose përfundimit të saj, inspektorati do t’u japë prioritet mbikëqyrjeve të rregullta.

Sipas asaj që është parashikuar kontrollet do t’i zbatojnë 141 inspektorë shtetërorë të tregut dhe gjashtë inspektorë të tregut për sigurinë e produkteve.

Nga Inspektorati në Planin vjetor theksojnë se në bazë të analizave të viteve të kaluara, në këtë vit, si fusha të rrezikshme edhe më tej mbeten hotelieria dhe tregtia. Theksojnë se numri më i madh i parregullsive janë konstatuar sipas Ligjit për tregti dhe Ligjit për hotelieri.

Mbikëqyrjet do të bëhen tek persona juridikë dhe fizikë dhe subjekte të tjera dhe planifikohet të përfshihen 30 mijë subjekte. Veprohet për parashtresa nga qytetarët dhe institucionet e tjera por edhe në aksione të organizuara në nivel ë Inspektoratit.

Aktivitetet që i ndërmarrin janë në pajtim me Ligjin për Inspektoratin Shtetëror të Tregut me të cilin rregullohen kompetencat dhe autorizimet si edhe ligjet e veçanta dhe aktet nënligjore nga sfera e tregtisë, hotelierisë, turizmit, mbrojtja e të drejtave me pronësi industriale në qarkullim, zejtaria, mbrojtja e konsumatorëve, siguria e produkteve dhe ngjashëm.

Në dokument qëndron se sivjet janë planifikuar më shumë mbikëqyrje të jashtëzakonshme se ato të rregullta për shkak të gjendjes me pandeminë me Kovid-19. “Në momentin e zvogëlimit ose përfundimit të pandemisë ISHT do të bëjë ndryshime dhe plotësime të Planit vjetor për punë për vitin 2021 duke u dhënë prioritet mbikëqyrjeve të rregullta inspektuese”, qëndron në Planin vjetor.

Në planin vjetor theksojnë se në zbatimin e aktiviteteve janë duke u përballur me faktorë të cilët e vështirësojnë punën dhe ndikojnë në mënyrë negative në zbatimin e aktiviteteve të planifikuara inspektuese. Në mesin e tyre numërohen numri i pamjaftueshëm i inspektorëve, struktura e pavolitshme e moshës së inspektorëve me mbi 55 vjeç, si edhe mosekzistimi i departamenteve të tëra.

Postime të ngjashme

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Mariçiq: Kjo është një ditë e madhe për shtetin ligjor dhe për sundimin e së drejtës

T E

Spasovski: Hetimi duhet të dëshmojë ku është lëshimi dhe nëse dikush i ka ndihmuar Mijallkovit

T E

Zhurnal mëson / BDI nesër mbledh kryesinë në Reçicë të Vogël

Bexhet Musliu

Todorov i drejtohet Mickoskit: Ik, derisa unë luftoja kundër Zaevit ti ndërtoje hidrocentrale

T E

Arjanit Hoxha takim pune me kolegun e tij turk, Bekir Pakdemirli

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...