Në datën 05.01.2021 në orën 20.30, nëpunësit policorë nga Njësia policore Gallatë, në fshatin Negotinë, komuna e Vrapçishtit, e kanw privuar nga liria M.B.(30) nga f.Negotinë, pronar i objektit hotelierik në fshat, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale “mosveprim sipas rregulloreve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”. Gjegjësisht, gjatë kontrollit të kryer në objekt, nëpunësit policorë kanë konstatuar se objekti po punon, ndërsa në të ka pasur rreth 25 mysafirë, në kundërshtim me vendimin e Qeverisë për punë në objektet hotelierike. Pas dokumentimit të rrastit kundër tij do të ngritet parashtresë, sipas n.206 nga Kodi Penal. Nga ana e Inspektoratit shtetëror të tregut-Gostivar objekti është mbyllur dhe është vendosur plombë, pas çka B.B.(37) nga f.Negotinë, vëllai i M.B., e ka larguar plombën, pas çka edhe ai ëshë privuar nga liria.