Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Inspektorati për Ambient Jetësor: Kemi mungesë të inspektorëve, nuk mund të arrijmë gjithçka

Shkup, 18 nëntor – Zhurnal.mk – U.D drejtoresha e Inspektoratit për Mjedis Jetësor, Ana Petrovska, sot u ankua se po përballen me kushte jashtëzakonisht të vështira për punë në teren përshkak numrit të vogël të inspektorëve të cilët i kanë në dispozicion, ndërsa numri i inspektimeve vazhdimisht po rritet, informon Zhurnal.

Ajo sot tha se kanë vetëm pesë inspektorë në nivel të qytetit të Shkupit, ndërsa për vitin e ardhshëm planifikojnë të angazhojnë edhe tetë të tjerë, por përshkak vëllimit të punës, edhe ato ndoshta do të jen pak.

Petrovska duke përshkruar punën e inspektorëve në teren, tha se edhe pse kanë kujdestarë edhe gjatë uikendeve, gjithsesi nuk mund të arrijnë gjithçka.

“Shumë është e vështirë në teren, kemi kujdestarë edhe pasdite edhe të dielave, por nuk mund të arrijmë. Ilaçi i vetëm është të sinkronizohemi dhe në mënyrë më efikase të koordinohemi me inspektorët e qytetit që të formohet rrjet i organeve inspektuese. Dhe kjo është diçka që ditëve të fundit po ndodhë. Por, prioritet është të jemi në teren, pesë inspektorë duhet të arrijnë gjithkund”, tha Petrovska.

Sipas saj, ky numër duhet së paku dyfish të rritet.

“Nuk ka inspektues për natyrë, ka vetëm një. Rajoni i Ohrit duhet të mbulohet, parqet nacionale, së bashku me policinë e pyjeve të punojmë dhe me inspektoratin për pylltari dhe gjueti. Kemi vetëm dy inspektues për ujësjellës, ndërsa nuk e dini se sa leje për të drejtë të ujit ka, për rregullimin e shtretërve të lumennjve, sfidë e madhe është me këto njerëz të punojmë e të jemi në qasje edhe për uikend edhe natën”, tha Petrovska.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Qyteti i Shkupit: FIllon ofanziva ndërtimore verore e rrugëve dhe bulevardeve

R Zh

Mungojnë dëftesat e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

R Zh

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

R Zh

Dezinfektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

R Zh

Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

R Zh

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...