Agjencia Zhurnal.mk

Inspektorati Shtetëror i Arsimit, ka kryer mbikëqyrje në Universitetin e Tetovës

Shkup, 6 qershor – Inspektorati Shtetëror i Arsimit bëri të ditur se sot është kryer mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese në Universitetin e Tetovës, në lidhje me procedurat e zbatuara për zgjedhje për titujt arsimor-shkencor të funksionarëve aktual, anëtarë të kabinetit qeveritarë.

“Janë marrë shumë dokumente nga mbikëqyrja dhe ato janë lëndë e konfirmimit të gjendjes faktike. Pas rezultateve të marra nga mbikëqyrja dhe konfirmimi i situatës faktike, gjegjësisht me situatën faktike  përfundim të procedurës në mënyrë shtesë opinioni do të informohet”, thuhet në kumtesën e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.

Prej atje informojnë se akuzat për parregullsitë të publikuara nga ana e inspektorit shtetëror të arsimit Gjorgji Ilievski nuk paraqesin qëndrim zyrtar të institucionit, ku punon ai. Akuzat për parregullsitë, siç bën të ditur, janë paraqitur si qëndrim i tij personal dhe vetiniciativë e tij me gjendje faktike të pakonfirmuar plotësisht për lëndët e theksuara në institucionin e arsimit të lartë, si dhe në kohën kur është në pushim vjetor, që paraqet shkeljen e rregullativës ligjore e cila e rregullon këtë materie.

“Inspektorati Shtetëror i Arsimit distancohet nga qëndrimet e tij personale për çka është ngritur procedurë për konfirmimin e plotë të gjendjes faktike të institucionit të arsimit të lartë për dhe rreth procedurave të zbatuara për zgjedhjen e personave në titujt arsimor-shkencor, për çka është dhënë urdhër (më 5 qershor të vitit 2019) deri te Udhëheqësi i sektorit për mbikëqyrje inspektuese që të kryhet mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese në Universitetin e Tetovës”, thuhet në kumtesën e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...