Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm në aksion kundër ndërtimeve pa leje në Shuto Orizarë

nga Xh M

Shkup, 12 shkurt – Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm në aksionin e sotëm me qëllim të luftimit të ndërtimeve pa leje hasi në numër të madh të objekteve të cilat nuk posedojnë dokumentacionin e duhur ligjor i nevojshëm për ndërtim të objektit.

Aksioni u realizua në territorin e komunës së Shuto Orizarës.

Përgjatë periudhës së kaluar, një numër i madh i ankesave dhe parashtresave nga qytetarëve dhe banorëve si dhe Prokurorija Themelore Publike u parashtruan deri tek Inspektorati, të cilat i takojnë Komunës së Shuto Orizarës me çka Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm z. Zuhejr Rexhepi parashtroi urdhër për mbikqyrjen inspektuse.

Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm ka për qëllim të vepron kundër tërbimit të mafisë urbane e cila një periudhë të gjatë mbizotëron në Komunën e Shuto Orizarës, thuhet në njoftimin e Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More