Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Inspektorati “shuplakë” Grubit

Shkup 26 mars, Zhurnal.mk – Drejtori i Inspektoriatit të Tregut, Stojko Paunovski i ka vlerësuar si të panevojshëm 35 shqiptarët qe Artan Grubi i ka dërguar nëpërmes tij në inspektorat. Tha se personat nuk kanë aftësi profesionale që i nevojiten inspektoratit

“Po është e vërtetë, na i ka dërguar 35 persona. Por të gjithë me profesione që neve nuk na kryejnë punë. Neve na duhen ekonomist, jurist, përkthyes, etj e jo detektiv, kriminalistikë e administratorë.
Këto tre vite po bëjmë përpjekje tq zvogëlojmë numrin e administratorëve në inspektorat” i tha Paunovski News33.

Burime të portalit News33 thonë se 35 personat kanë nënshkruar vendimet por ka muaj që presin të fillojnë me punë.

Nga ana tjetër burime tona pranë qeverisë për Zhurnal, bëjnë të ditur se ka edhe shumë institucione tjera që janë të pakënaqur nga nënpunësit të dërguar e që nuk kanë aftësi profesionale, si dhe që shumë prej tyre ende nuk kanë filluar punën, shkruan Zhurnal.mk

Kujtojmë se qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e 40 të saj pati miratuar planin e shpërndarjes së nëpunësve administrativ të punësuar përmes programit K5.

Postime të ngjashme

Qytetarët e vaksinuar të Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë në Gjermani

Dafina Vidishiqi

Mariçiq: Kroacia mbështet nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE

Dafina Vidishiqi

Sondazh i Gallup: 70% e bullgarëve janë kundër dorëzimit para Shkupit

Dafina Vidishiqi

Ulja e papunësisë mbetet e varur nga investimet e huaja

Dafina Vidishiqi

Policia vazhdon me gjobat për tejkalim shpejtësie, 67 dënime në autostradën Shkup – Veles

Dafina Vidishiqi

BESA fillon riorganizimin e degës së Bogovinës, themelohet nëndega në Pirok

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...