Agjencia Zhurnal.mk.

Inspektorët mbyllin shumë lokale në Kosovë, reagon Shoqata e Gastronomëve

Inspektorët anë e mbanë Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ditëve të fundit kanë mbyllur shumë lokale të gastronomisë në shumë Komuna të Kosovës.

Lokalet janë mbyllur me arsyetimin se nuk i kanë respektuar masat anti-COVID.

Për këto veprime të institucioneve ka reaguar Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, duke shprehur shqetësimin e tyre.

Shoqata e Gastronomëve veprimet e fundit të organeve përgjegjëse për zbatimin e ligjit në Kosovë i quan jashtëzakonisht të padrejta dhe të papërgjegjshme.

“Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës, ka shprehur konfuzion të paparë për pothuajse secilin subjekt afarist të gastronomisë”.

Shoqata e Gastronomëve thotë se vendimi ndryshoi padrejtësisht dhe në mënyrë dinake.

“Subjektet e gastronomisë, radhazi janë njoftuar nga organet zbatuese që puna e tyre mund të zhvillohet ose të mos zhvillohet duke u bazuar në pikën 34 të Vendimit 01/32 të dt. 28.08.2021, sa i përket definimit të kuptimit të hapësirës së brendshme dhe të jashtme, e cila ka ndryshuar padrejtësisht dhe në mënyrë dinake përmes vendimit të fundit. Pra, kjo çështje konfuze nuk ka qenë vetëm për gastronominë, por edhe për organet shtetërore përgjegjëse”.

Shoqata e Gastronomëve njofton se mbrëmë janë vendosur gjoba, dhe menjëherë ka pasur ndalim të veprimtarisë së bizneseve deri më datë 13.09.2021.

“Këto veprime janë të padrejta, pasi që afati kohor për njoftimin e subjekteve të gastronomisë rreth një interpretimi të tillë do të duhej të ishte për një periudhë të arsyeshme dhe jo të menjëhershme siç ka ndodhur mbrëmë”.

Shoqata e Gastronomëve thotë se masa të tilla që indirekt po e mbyllin dhe dëmtojnë edhe më shumë sektorin.

Veprimet e fundit të organeve përgjegjëse për zbatimin e ligjit në Kosovë kanë qenë jashtëzakonisht të padrejta dhe të…

Posted by Shoqata e Gastronomëve të Kosovës on Friday, September 3, 2021

Related posts

Bislimi: Propozimet e Serbisë s’i pranoi as Lajçaku

Xh M

Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në gjykatë – kusht që ministrat e KiE të votojnë pro Kosovës

D V

A ka ndryshuar qëndrimi i Francës karshi Kosovës ndër vite?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky