Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Inspektorët për një javë kanë zbatuar gati 5000 kontrolle

Shkup, 3 shkurt – Inspektorët javën e fundit të janarit kanë bërë 4959 kontrolle. Kontrollet aksionare vazhdojnë, ndërsa sipas konkluzionit të seancës së djeshme të Qeverisë për miratim të planeve vjetore për punësim të gjitha shërbimet inskeptuese do të përforcohen.

Këtë e kumtoi kryetarja e Këshillit. inspektues Magdalena Grashkovska Filipovska, sot në konferencën për shtyp duke cituar se Qeveria i ka obliguar ministrinë e financave, për shoqëri informatike dhe administrate dhe për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive me prioritet më të lartë t’i shqyrtojnë dhe miratojnë planet vjetore për punësim në të gjitha shërbimet inspektuese për vitin 2021.

Sipas Garashkovska-Filipovska, ky është edhe një hap në përpjekjet e Qeverisë për përmirësim të ekipimit kadrovik të shërbimeve inspektuese dhe për krijimin e mekanizmit kontrollues efikas.

Kumtoi se Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor nga data 25 deri më 31 janar të këtij viti ka kryer 131 kontrolle dhe ka sjellur 15 vendime për parregullsi. Siç arsyetoi drejtoresha e këtij inspektorati Irina Sotirova Buhova, vendimet janë dhënë në lidhje me disa parregullsi për shfrytëzim të mbrojtjes personale, që nuk do të thotë se të gjithë janë në institucionet shëndetësore private dhe publike, por edhe në institucione që janë në ingerenca të kontrollit të ISSHSH-së, përcjell Zhurnal.mk

Ky Inspektorat nga data 25 deri më 31 janar ka dhënë 4373 vendime për izolim dhe vetizolim, me të cilën, siç potencoi Grashkovska-Filipovska, vazhdon trendi i zvogëlimit të vendimeve të dhëna.

Inspektorati shtetëror i tregut, sërish, zbatoi 3571 kontrolle dhe 757 kontrole lidhur me Ligjin për mbrojtje të populates, sëmundjeve ngjitëse dhe protokollet për punë në objektet hotelierike, por edhe ligje tjera. Megjithatë janë shqiptuar 23 akuza kundërvajtëse, 14 vendime për parregullsi dhe 63 urdhëresa pagesore kundërvajtëse.

Nga numri i tërësishëm i vendimeve pesë janë dhënë për mosrespektim të protokolleve për punë në një objekt hotelierik dhe atë nga dy në Ohër dhe nga një objekt hotelierik në Gostivar, Tetovë dhe Manastir. Të gjithëve u është vënë ndalesë për kryerje të veprimtarisë dhe në mënyrë adekuate do të shqiptohen edhe urdhëresa pagesore. Nuk është respektuar orari i punës dhe masa deri në katër persona në një tavolinë.

Në kontrollet e Inspektoratit për transport është konstatuar në nëntë raste mosrespektim i ligjeve materiale dhe në tre mosrespektim i protokollit per komunikacion ndërkombëtar në VK “Tabanoc”.

Inspektorati i punës për një javë në të cilën janë zbatuar 367 kontrolle, solli 10 vendime dhe pesë urdhëresa pagesore kundërvajtëse. Nga 10-të vendimet për parregullsi një është për mosrespektim të protokollit për masa parandaluese për të gjitha vendet e punës, ndërsa pesë janë për të personat e punësuar të cilët nuk kanë mbajtur maskë mbrojtëse në vendin e punës.

Agjencia për ilaçe nuk ka konstatuar parregullsi në 14 kontrollet e kryera, Agjencia për ushqim dhe veterinari ka zbatuar 390 kontrolle dhe ka dhënë 14 vendime, 31 për edukim dhe një urdhëresë pagesore kundërvajtëse, ndërsa Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor ka kryer 50 kontrolle dhe konstaton tetë parregullsi në fushën e mjedisit jetësor dhe ka sjellur gjashtë vendime nga të cilat pesë janë sipas Ligjit për ujëra, ndërsa tre nga Ligji për mjedis jetësor.

Filipovska Grashkovska paralajmëroi se shërbimet inspektuese do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim me kontrolle në terren dhe në mënyrë joselektuese të veprojnë dhe sanksionojnë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për marrje të të papunëve sipas Marrëveshjes korrnizë në inspektorate, tha se nga informatat që i ka ende nuk janë sistemuar personat dhe nuk kanë filluar me punë, sepse për atë nevojitet të zbatohet procedurë e tërësishme për marrje, si dhe që një pjesë e personave kanë arsimim adekuat që të mund të jenë inspektorë, ndërsa një pjesë me arsim të sistemohen në vendet e administrates. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

SHBA-të urojnë gjithashtu ditën e Ilindenit

Z H

Një orë pritje në kufirin Maqedoni-Greqi

Z H

Blerim Bexheti: Komuna e Sarajit çdoherë do mbështesë aktivitetet kulturore

R Zh

Në Krushevë është hapur manifestimi “10 ditë të Republikës së Krushevës”

Z H

Zaev përkujton viktimat dhe uron kryengritjen e Ilindenit

Z H

Tërmet në Kosovë, ndjehet në RMV dhe Sërbi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...