Maqedoni

Inspektori policor mohon se është përdorur forcë ndaj Haki Azirit, i dyshuar në rastin “Monstra”

Zhurnal Ads

Shkup, 3 shtator, zhurnal.mk – Inspektori për krim të dhunshëm, nga prilli 2012, G.V., nuk mban mend se ka kryer bisedë me Haki Azirin, i dyshuar në lëndën “Monstra”, i cili në mbrojtjen e tij theksoi se në stacionin policor është maltretuar (rrahur).

“Unë e njoh si person nga hetimi, tani saktësisht nuk më kujtohet se te cili saktësisht kam kryer bastisje. Nuk kam përdorë forcë. Sigurisht u kemi vënë pranga, më pas ua kemi lexuar të drejtat dhe u është sqaruar për çka është kryer bastisja”, deklaroi dëshmitari Veselinov, edhe pse prokurorja Fatime Fetai, i ceki se ai ka kryer bisedë fillestare.

Dëshmitari theksoi se detyrë e tij ka qenë vetëm të kryejë bastisje në këtë rast. Pas përfundimit të bastisjes inspektori Veselinov, tha se edhe një apo dy ditë ka pasur punë për këtë lëndë.

Avokati Asmir Alispahiq kërkoi nga dëshmitari të sqarojë nëse ai ka qenë në Koçan, në periudhën prej 1 deri më 15 maj, kohë kur i dyshuari Haziri ishte marrë në pyetje, ndaj çka dëshmitari u përgjigj se nuk ka qenë në atë qytet.

Përballje me inspektorin Veselinov pati edhe i dyshuari Haki Aziri, i cili e pyeti dëshmitarin nëse është thirr ndihma e shpejtë gjatë bastisjes.

“Unë u godita, vëllai im 15-vjeçar, babai im… Përse nuk është cekur në procesverbal se është thirr ndihma e shpejtë”, pyeti Haki Aziri. Në këtë pyetje dëshmitari tha se ndihma e shpejtë është ajo e cila ka përpiluar procesverbal.

Postime të ngjashme

Ministri Shaqiri, pjesëmarrës në Samitin e tretë digjital për vendet e Ballkanit Perëndimor

admin

Zaev, Vuçiç dhe Rama nënshkruajnë nesër marrëveshje bashkëpunimi për luftën kundër Covid 19

T E

Zaev në konferencën “Ekonomist” në Greqi, do të takohet me Micotakisin dhe Sakelaropulun

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...