Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Instagram fillon të etiketojë publikimet e ‘mediave të kontrolluar nga shteti’

Disa muaj më parë, Facebook filloi etiketimin e postimeve nga media të kontrolluara nga shteti – një lëvizje që kishte njoftuar një vit më parë. Tani kompania po sjell një paralajmërim të ngjashëm në Instagram, siç vërehet nga gazetari Casey Michel.

Disa nga këto llogari, duke përfshirë ‘Redfish’ dhe ‘In the Now’, kanë qindra mijëra ndjekës.

Etiketa shfaqet mjaft e dukshme në profilet e llogarive, si dhe çdo postim të vetëm – pikërisht nën emrin e llogarisë. Siç mund ta shihni më lart, disa prej këtyre mediave tashmë kanë filluar të reagojnë ndaj etiketës brenda bios së tyre, transmeton Telegrafi.

Nëse klikoni në etiketën paralajmëruese, do të shihni një dritare që ju thotë “Instagram beson se ky botues mund të jetë plotësisht ose pjesërisht nën kontrollin editorial të një shteti”.

Instagram kërkon të identifikojë këto organizata duke përdorur përkufizimin dhe standardet tona për të rishikuar informacionin e disponueshëm në lidhje me pronësinë e tyre, qeverisjen, burimet e financimit dhe proceset që mund të ndihmojnë për të siguruar pavarësinë editoriale.

Faqja shpjegon disa nga kriteret që përdor Instagram për të identifikuar llogaritë e kontrolluara nga shteti, të tilla si strukturat e pronësisë dhe udhëzimet editoriale. Faqet që besojnë se janë etiketuar padrejtësisht mund të apelojnë vendimin.

Facebook thotë se planifikon të përfshijë etiketat në reklama edhe në muajt që vijnë. Duke marrë parasysh se zgjedhjet në SHBA po vijnë, luftimi i dezinformimit është thelbësor.

Postime të ngjashme

Xiaomi patenton një lloj të ri të kamerës selfie

S.B.

Ky është postimi i parë në Twitter, për ta blerë atë janë ofruar 2.5 milionë dollarë

S.B.

A është ky një nga Androidet më të mirë për vitin 2021?

S.B.

Thashethemet e çuditshme po qarkullojnë në internet: Jo, Elon Musk nuk ka vdekur

S.B.

Krijuesi i McAfee ndalohet në Spanjë, mund të ekstradohet në SHBA

S.B.

20 mijë organizata amerikane në cak të hakerëve kinezë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...