Pyetja e vërtetë është – pse u duhen edhe fotot nudo të fëmijëve nën 16 vjeç? Megjithatë, kjo masë ka të ngjarë të synojë mbrojtjen e të rinjve nga ngacmimet dhe mesazhet e padëshiruara.
Masat e reja fillimisht do të hyjnë në fuqi në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Kanada dhe Australi dhe do të zbatohen globalisht në muajt e ardhshëm, njoftoi agjencia AP.
Përdoruesit nën moshën 16 vjeç do të bllokohen gjithashtu nga përdorimi i Instagram Live nëse prindërit e tyre nuk japin miratimin. Kompania “Meta” njoftoi njëkohësisht se masa të ngjashme mbrojtëse po vendosen në “Facebook” dhe “Messenger” për përdoruesit nën 18 vjeç.
Këto masa përfshijnë:
• bllokimi i mesazheve private nga persona të panjohur,
• kufizim i rreptë i përmbajtjeve delikate, si p.sh. video me skena dhune,
• dhe ndalimi i njoftimeve gjatë orëve të natës.
“Profilet e adoleshentëve në Facebook dhe Messenger do të kenë mbrojtje automatike nga përmbajtjet dhe kontaktet e papërshtatshme, si dhe opsione që u mundësojnë përdoruesve të rinj të përdorin më mirë kohën e tyre”, tha Meta.
Kompania nisi programin për krijimin e profileve të adoleshentëve në Instagram në shtator të vitit të kaluar, me qëllim që t’u ofrojë prindërve më shumë mundësi për të kontrolluar aktivitetet e fëmijëve të tyre në internet. Sipas Metës, që atëherë janë hapur të paktën 54 milionë profile adoleshente.