Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Instagram shton mundësinë e blerjeve edhe në Reels, një hapa para TikTok

Instagram, rrjeti i famshëm social i cili është në pronësi të Facebook do të fillojë të testojë blerjet përmes funksionit së saj të ri, përkatësisht videove të shkurta të njohura si Reels. Risia në Reels pritet të vijë më vonë gjatë vitit në një përpjekje për të fituar para nga shërbimi që njihet si kloni i TikTok.

Duke filluar nga e hëna, Instagram gjithashtu do të shtojë blerjet në IGTV, ku përdoruesit mund të shikojnë video dhe të gjejnë gjëra për të blerë nga videot më të gjata.

Përditësimet e fundit do t’u pëlqejnë krijuesve dhe brendeve që kërkojnë të fitojnë para nga përpjekjet e tyre brenda në aplikacion. Ata do të mund të shtojnë tags për blerje brenda në postimet e tyre, kështu që përdoruesit mund të prekin artikullin dhe ta blejnë atë ose përmes aplikacionit të Instagram ose faqes së dyqanit / shitësit.

Facebook ka integruar më shumë karakteristika të blerjeve në Instagram gjatë dy viteve të fundit. Përdoruesit tashmë mund të blejnë përmes postimeve të rregullta në Instagram, Live, Stories dhe duke kërkuar nga Explore.

Ndërsa pritej përpjekja për të shtuar blerjet në Reels, kjo vlerësohet si një hap i shpejtë pasi që veçoria u lansua vetëm dy muaj më parë. Por shtimi i veçorisë së blerjes së shpejti mund t’i japë kompanisë një hap përpara TikTok, konkurrentit kryesor të Reels.

Postime të ngjashme

WhatsApp sjell dy ndryshime në reja në aplikacion, ja për çfarë bëhet fjalë

Dafina Vidishiqi

Microsoft njofton datën kur do t’i jep fund mbështetjes për Windows 10

Dafina Vidishiqi

Samsung hyn në Evropë me marrëveshjen me rrjetin 5G të Vodafone në Britani

Lea Muslija

Panel diskutim për teknologjinë 5G

Zekirija Haxhiu

Këto 6 gjëra nuk duhet t’i ndani asnjëherë në mediat sociale

Dafina Vidishiqi

Edicioni i 9-të i ICT Awards shpall fituesit, një dekadë teknologji që flet shqip

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...