Agjencia Zhurnal.mk

INSTAT: Numri i emigrantëve në vitin 2018 ka rënie me 3 % krahasuar me një vit më pare

Tiranë, 15 janar – INSTAT këtë të mërkurë ka sqaruar publikimin e shifrave në një raport të OKB për sa i përket popullsisë shqiptare, mbi të cilën ditën e djeshme pati një reagim edhe presidenti Ilir Meta duke e quajtur si diçka shqetësuese.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, INSTAT sqaron se numri I personave të kthyer në vendin tonë në krahasim me ata që kanë dale jashtë është me i madh.

“Numri i Emigrantëve në vitin 2018 është 38.703 duke përsuar një rënie me 3 % krahasuar me një vit më parë. Po të shikojmë trendin gjatë periudhës 2011-2018 numri i emigrantëve ka pësuar rënie. Po të krahasojmë numrin e emigrantëve në vitetet 2011 viti i censit të fundit të popullisë me vitin 2018, rezulton se ka një rënie të këtij numri me 30%. Nga ana tjetër, numri i imigrantëve (shqiptarë që kthehen ne vend) në vitin 2018 është 23.673 banorë, duke pësuar një rënie me 5,3 % krahasuar me një vit më pare.”

Gjithashtu INSTAT bën me dije se duke qenë se migracioni është një fenomen dinamik, që do të thotë se të larguarit e një viti janë potencial për migracion kthimi gjatë një viti të mëpasshëm, sikundër mund të jenë imigrantët potencial për emigrim sërish në vitet në vijim.

“Duke qenë se migracioni është një fenomen dinamik, që do të thotë se të larguarit e një viti janë potencial për migracion kthimi gjatë një viti të mëpasshëm, sikundër mund të jenë imigrantët potencial për emigrim sërish në vitet në vijim. Në këtë mënyrë, nuk mund të mblidhen numrat e estimuar të emigrantëve / imigrantëve gjatë viteve, në këtë rast 2011-2018, pasi ky total numëron të njëjtin person disa herë. Definiconi bazë në linjë me regulloret e Eurostat mbi të cilin INSTAT bazohet për llogaritjen e popullsisë banuese është ai i Vendbanuesit të Zakonshëm.”

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...