Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Institucionet ekzistojnë për qytetarët, jo qytetarët për to!

Shkup, 1 shkurt – Në Maqedoni në shumicën e rasteve institucionet të cilët duhet të jenë servis për qytetarët, janë të mbyllura dhe nuk i plotësojnë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, shkruan Zhurnal.mk

Sipas ish-deputetit Zudi Xhelili, kjo dukuri paraqitet si rezultat i neglizhencës dhe papërgjegjësisë së institucioneve. “Edhe pse një kohë të gjatë flitet për punën  transparente të  institucioneve ndaj qytetareve, përsëri në vendin tonë ende kemi institucione te mbyllura. Kjo dukuri ndoshta është si rezultat i neglizhencës dhe papërgjegjesisë së  institucioneve përkatse. Ndoshta pse mungojnë masat ndëshkuese, mos funksionimi i mekanizmave kontrolluese, e inspektimet e ndryshme”, deklaroi Xhelili për Zhurnal.

Sipas tij, transparenca mund edhe qëllimisht të sabotohet për të mbajtur të fshehur mos sukseset apo keqëpërdorimet eventuale të institucioneve. “Institucionet ekzistojnë për qyetarët, jo qytetarët shkaku i tyre, pra duhet të publikohet çdo gjë nga puna e tyre, çdo aktivitet, si dhe mënyra e financimit të aktiviteteve”, nënvizon ai. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Bexheti: Kisha nderin të mirëpres Ambasadorin e BE-së në Shkup, Dejvid Gir

R Zh

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

D V

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

D V

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

D V

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

D V

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...