Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Instituti EPIK analizon programin e Qeverisë Kurti: 165 zotime mes ideales dhe të (pa)mundurës

Instituti EPIK në publikimin e radhës ka analizuar programin e Qeverisë së Kosovës, të miratuar javën e kaluar, ku kanë radhitur 165 zotimet e Qeverisë Kurti 2.

Përmes një komunikatë për medie, ata kanë sqaruar se qëllimi i publikimit është të vazhdojnë “traditën e de-konstruktimit të programeve të qeverive nga gjuha abstrakte dhe teknike e tyre në infografikat e qarta, të matshme dhe të kuptueshme për publikun e gjerë”.

“Ne kemi identifikuar 165 masa konkrete për të cilat është zotuar Qeveria e Kosovës në kuadër të programit të saj 2021-2025: nga vaksinimi i 60% të qytetarëve në grupmoshën e atyre që duhet vaksinuar deri në fundin e vitit 2021 dhe arritja e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, e deri tek sigurimi i 1,000 bursave studentore për vajzat dhe ofrimit të banimit të përballueshëm për 4,000 familje”, thuhet në publikim, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, tutje thuhet se “ne kemi tentuar të bëjmë përzgjedhjen e masave të Programit të cilat janë të qarta, konkrete dhe të matshme. Me fjalë të tjera, nuk kemi përfshi masat e programit të cilat në esencë nuk janë masa, por zotime abstrakte psh. “do të konsolidojmë  funksionimin e kompanive publike”, “do të thellojmë bashkëpunimin”, “do të rishikojmë ligjet/strategjitë/politikat”, “do të forcojmë/fuqizojmë kapacitetet e institucioneve”, etj. Po ashtu, nuk kemi përfshirë masat e programit të cilat përbejnë detyrat e zakonshëm të qeverisë, psh. përmirësimi i llogaridhënies ndaj qytetarëve, rishikimi i proceseve të brendshme dhe aktivitete të ngjashëm”.

Sipas kësaj analize të publikuar nga EPIK, ministria me më së shumti detyra është Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me gjithsej 38 masat, ndërsa ministria që nuk ka parapa asnjë detyrë konkret është Ministria për Kthim dhe Komunitete.

Duke pas parasysh numrin e lartë të zotimeve, EPIK ka përgatitur edhe një listë të zotimeve kyçe që burojnë nga Programi 2021-2025.

“Kur kemi analizuar programin e Qeverisë Kurti 1 jemi dakorduar se titulli më i përshtatshëm do ishte “Mision i (pa)mundur”. Për arsye të njëjta sikur atëherë kemi vendosur që titullin të mbajmë edhe për këtë program qeverisës. Kjo pasi që programi i asokohe, dhe i sotmi, janë diku në mes ideales dhe të pamundurës. Programi përmban masat e duhura, pothuaj në çdo sektorë. Sidoqoftë, zbatimi i Programit do varet nga disa të panjohura. Si do të financohen të gjitha 165 zotime? A do të arrijë mazhoranca e re të vaksinoj 60% të qytetarëve deri fund 2021? A do të tregoj qeveria fuqinë e nevojshme politike për të çkapur shtetin nga grupet e fuqishme të interesit të cilat dëshirojnë të ruajnë status-quonë në shoqërinë tonë? Dhe paralelisht me gjithë këtë a do të arrij qeveria të avancoj dialogun me Serbinë?”, thuhet në komunikatë.

Postime të ngjashme

Miftaraj ia numëron pozitat kryesuesit të ri të Këshillit Gjyqësor

Dafina Vidishiqi

Ministrja britanike pas takimit me Lajçak: Do të punojmë për të siguruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi

Dafina Vidishiqi

Sondazhi nga Pyper: Mbi 65% e qytetarëve mendojnë se propozimi për shkarkimin e Bordit të RTK-së ishte i nevojshëm

Dafina Vidishiqi

Musliu: Tash e tre muaj mungon insulina në Kosovë, MSh të marrë veprime konkrete

Dafina Vidishiqi

Çitaku: Thaçi më propozoi që ta zëvendësoj në postin e presidentit

Dafina Vidishiqi

BIK këtë vit vazhdon traditën e therjes së kurbanit, çmimi do të jetë 120 euro

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...