Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Instituti Francez në Shkup i dhuroi një donacion librash Universitetit të Tetovës

Tetovë, 9 prill – Zhurnal.mk – Dekani i Fakultetit Filologjik i UT-së, Prof. Dr. Berton Sulejmani, dhe shefi i programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Frënge, Ass. Mr. Dëfrim Saliu sot kanë pritur në një takim pune Marie Maudoin, drejtoren e Aleancës Franceze në Tetovë dhe zëvendësdrejtoren e saj Mr. Sc. Mimoza Cekën, e cila po ashtu është e angazhuar si mësimdhënëse në programin studimor Gjuhë dhe Letërsi Frënge.

Qëllimi i këtij takimi, thuhet në kumtesën e UT-së, ishte thellimi i bashkëpunimit mes programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Frënge dhe Aleancës Franceze në Tetovë në fushën e mësimdhënies së gjuhës frënge.

Në këtë takim përfaqësuesit e kësaj aleance, Fakultetit Filologjik, përkatësisht bibliotekës së programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Frënge i dhuruan disa libra, revista dhe fjalorë të ndryshëm, si donacion nga Instituti Francez në Shkup.

Kjo njësi akademike e UT-së me Aleancën Franceze në Tetovë në të kaluarën kanë zhvilluar bashkëpunim të frytshëm në realizimin e projekteve kulturore ndërkombëtare dhe pritet që edhe në të ardhmen ta thellojnë bashkëpunimin sidomos në bashkorganizimin e veprimtarive letrare- mbrëmjeve poetike frankofone.

Postime të ngjashme

Bob Dylan do promovojë koncertin e tij të parë online, “Shadow Kingdom”

Lea Muslija

Regjisori shqiptar rrëmben çmim në SHBA

Lea Muslija

Koment Vjosa shokë, Vjosa o lum i bekuar. A do të bëhet park nacional, Vjosa jonë e bukur?

Lea Muslija

Çmimi i “Clarës me mustaqe” në festivalin botëror – shpresë e inspirim

Lea Muslija

Animacioni i parë kosovar nderohet me çmimin ‘City of Annecy’ në festivalin ndërkombëtar të filmit të animuar Annecy

Dafina Vidishiqi

Pishina e Kleopatrës dhe Mark Antonios

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...