Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron vërshime në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se do të ketë vërshime në ditët e ardhshme, si pasojë e reshjeve të shiut që pritet të fillojnë pasditen e së mërkurës, njofton Insajderi.

“Reshjet e shiut, të cilat pritet të fillojnë gjatë orëve të pasdites së datës 06/01/2021, me intensitet mastarë deri të lartë, fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të vendit (zonën malore të Alpeve Shqiptare), të cilat në vazhdim do të përfshinë Rrafshin e Dukagjinit dhe pjesë të tjera të vendit”, njofton IHMK-ja.

IHMK ka bërë të ditur se kjo situatë do të vazhdojë për disa ditë, ku si pasojë e intensitetit më të lartë të tyre, në disa zona mund të paraqiten vërshime të shpejta.

“Nëpër lumenjtë kryesorë do të ketë ngritje të lehët të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi të vërshime të shpejta dhe vështirësi nëpër zonat/vendbanimet ku ato kalojnë”, thuhet tutje në njoftim.

Paralajmërim për vërshime të shpejta*Shteti: Republika e KosovësRegjioni: (Rrafshi i Dukagjinit, pjesa veriore e…

Posted by Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës on Wednesday, January 6, 2021

Postime të ngjashme

Haxhiu flet për postet: Kurti do të jetë kryeministër

T E

Zgjedhjet 2021, diaspora me numrin më të madh të votave në katër palë zgjedhjet e fundit

T E

S’ka shpjegim pse u tërhoq urdhërarresti ndaj Radoiçiqit

T E

Osmani takohet me Lajçakun nesër

T E

Osmani dhe ambasadori turk flasin për krijimin e institucioneve të reja

S.B.

Drecun: Lajçaku po përpiqet të bjerë dakord për vazhdimin e dialogut

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...