Agjencia Zhurnal.mk

Integrimi në BE, Maksuti: Mesazhi për shtet juridik, serioz, opozita të ndihmojë procesin

Shkup, 27 shtator – Qeveria e re duhet të merr më seriozisht mesashin e Brukselit për domosdoshmërinë e funksionimit të shtetit juridik dhe sundimin e ligjit.

Periudha deri në mbajtjen e seancës së përbashkët ndërqeveritare në dhjetor, e cila do të shënojë edhe zyrtarisht fillimin e negociatave për aderim, duhet të shfrytëzohet në maksimum për të adresuar rezultate konkrete, thotë profesori universitar Mersin Maksuti.

Rol të rëndësishëm në këtë proces ka edhe gjyqësia, e cila duhet të procedojë me efikasitet rastet që kanë të bëjnë me krimin dhe korrupsionin në nivele të larta.

“Porosia e euroambasadorit të ri Dejvid Ger se sundimi i ligjit dhe funksionimi i shtetit juridik është diçka e patjetërsueshme që Maqedonia duhet një herë e përgjithmonë t’i hyjë rrugës së bërjes së reformave dhe implementimit të shtetit juridik në tërësi. Është vërrejtja dhe hapi i fundit i patjetërsueshëm që ky vend duhet të mare, sepse Maqedonia nuk ka më kohë në këtë drejtim, prandaj përbën një mesazh dhe një porosi mjaftë serioze. Ky vend duhet një herë e përgjithmonë të vë drejtësi, q ëtë gjitha proceset gjyqësore të marrin epilogun përfundimtar ndaj të gjithë atyre të cilëve u bie ligji mbi kokë. Dhe pa mëdyshje kjo është reforma më e rëndësishme e këtij vendi”, u shpreh profesori universitar Mersim Maksuti.

Procesi i integrimit europian kërkon konsensus të gjërë politik, prandaj veç pushtetit, rol të rëndësishëm ka edhe opozita, e cila duhet të bëjë rolin e korrektorit konstruktiv dhe t’i jep shtysë integrimit.

“Edhe opozita, një opozitë konstruktive, dhe roli I saj I vërtetë në demokraci është që krahas veprimeve të saj, të përkrah të gjitha ligjet që kërkojnë votim me dy të tretat. Në rastin konkret disa ligej që përfshijnë reformat në drejtësi duhet patjetër t’i votojë. Veprimi opozitar do të vlerësohet konstruktiv vetëm nëse vepron si e tillë”, theksoi Maksuti.

Vendi pritet të fillojë negociatat për aderim me BE-në gjatë presidencës gjermane me Unionin, posaçërisht séance e përbashkët ndërqeveritare pritet të mbahet gjatë muajit dhjetor.

Për herë të barë negociatat do të zhvillohen sipas metodologjisë së re, ku shteti i së drejtës dhe sundimi i ligjit janë kapitujt që hapen të parat dhe mbyllen të fundit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...