Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Integrimi/Petriçek dhe Korçok: Fokusi ynë tani është në vendet e Ballkanit Perëndimor

Pragë/Bratisllavë, 11 shkurt – BE-ja nuk është këtu për të përcaktuar se kush është e drejtë apo e gabuar në çështjet që lidhen me historinë, gjuhën ose identitetin, na duhet një proces i drejtpërdrejtë dhe i parashikueshëm i zgjerimit që bazohet në kritere të matshme, angazhime të qarta dhe vullnet politik, thanë ministrat e Jashtëm të Çekisë dhe Sllovakisë, Tomás Petriçek dhe Ivan Korçok.

Ata theksuan se dhjetorin e kaluar, Sllovakia dhe Çekia nuk ishin në gjendje të mbështesin projekt-konkluzionin e Këshillit mbi zgjerimin, duke shtuar se ata ishin të detyruar të veprojnë në mënyrë që të parandalonin zgjerimin të tërhiqej në çështje historike dhe BE në roln e një arbitëri.

Ata përsëritën se një BE e fortë ka nevojë për një fqinjësi të fortë dhe të qëndrueshme.

“Ky ka qenë gjithmonë një nga objektivat kryesorë të politikës së zgjerimit të BE – për të ndihmuar vendet me perspektivë të anëtarësimit në BE për të përqafuar legjislacionin e BE-së dhe vlerat e tij, si dhe për t’i ofruar atyre një partneritet të barabartë”, shkruajnë Petriçek dhe Korçok.

Sipas tij, për Çekinë dhe Sllovakinë, zgjerimi nuk është vetëm një element pragmatik i ambicieve të Bashkimit Europian- për të rritur vendin e tij si një lojtar global që nuk mund të tolerojë ndikimin e jashtëm keq në fqinjësinë e tij.

“Fokusi ynë tani është në vendet e Ballkanit Perëndimor me synimin për të siguruar sigurinë dhe stabilitetin e fqinjëve tanë më të afërt. Ne duhet t’i mbajmë perspektivat e tyre evropiane të qarta dhe të hapura. E kundërta do të nënkuptonte lënien e dyerve të hapura për fuqitë e jashtme që janë shumë të etura për të hyrë në rrugën e tyre me një qëllim për të çmontuar dhe destabilizuar projektin evropian”, shkruanin ata.

Në këtë kontekst, një shembull i BE-së që dërgon sinjale të përziera në vendet aspiruese është qasja e saj ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Me kalimin e kohës, vendi kishte përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara, madje edhe ato më të vështirat që lidheshin me emrin e vet. Ne dyshojmë se ndonjë shtet aktual anëtar i BE-së do të kishte kapacitetin dhe vullnetin për të bërë të njëjtën gjë. Megjithatë, shpërblimi i premtuar i hapjes së bisedimeve të pranimit me BE nuk erdhi. Në vitin 2019, vendimi i Këshillit Evropian për të dhënë hapjen e negociatave u shty jo një herë, por dy herë. Pastaj vitin e kaluar, Maqedonia e Veriut u ballafaqua me një pengesë tjetër dhe përsëri u kërkua që të përmbushë kërkesat në lidhje me identitetin e saj kombëtar”, thanë ministrat e Jashtëm të Sllovakisë dhe Çekisë.

Ata vlerësuan në vjeshtën e vitit të kaluar, pasi u bë një kërkesë e re dhe mjaft befasuese – për ta bërë BE një gjykatës kolektiv të interpretimeve historike – të asaj që është e drejtë, e gabuar, e vërtetë dhe e rreme në qindra vitet e kaluara të historisë së Ballkanit.

Kushtet shtesë do të hapnin rrugën për kërkesa të mëtejshme bilaterale në të ardhmen, duke komplikuar potencialisht të gjithë procesin për vitet apo edhe dekadat e ardhshme.

Petriçek dhe Korçok arritën në përfundimin se BE ka nevojë për një proces të drejtpërdrejtë dhe të parashikueshëm të zgjerimit që bazohet në kritere të matshme, angazhime të qarta dhe vullnet politik, duke shtuar se kushtet janë të shumta, procesi i anëtarësimit është tashmë kompleks dhe kërkues dhe ne duhet të shmangim futjen e elementeve që përfshijnë një shkallë e lartë e interpretimit dhe emocionit.

Postime të ngjashme

Program i përshtatshëm shtetëror nesër në Shkup, Krushevë dhe Pelince për shënimin e 2 Gushtit- Ditës së Republikës dhe Ilindenit

R Zh

Pendarovski për deklaratën e Mickoskit: Nuk mbahet mend ndonjë politikan i ynë të shprehë aq mosrespektim të thellë ndaj heronjve më të mëdhenj

R Zh

Mickoski nuk do të marrë pjesë në shënimin e Ilindenit në Krushevë

R Zh

“A1ON” / DOSIE “Merko”: 329 vendime për rrënimin e ndërtimeve të egra rijnë në sirtar

R Zh

Në Kisella Vodë normalizohet furnizimi me ujë

D V

Fillon bekatonizimi i rrugës prapa shkollës fillore në Bukoviq

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...