Maqedoni TOP LAJM

Intelektualët bullgar: Bullgaria duhet të qetësohet dhe mos të bllokojë Maqedoninë për në BE

Zhurnal Ads

Sofje, 12 tetor – Zhurnal.mk – Intelektualë bullgarë i kanë bërë thirrje Bullgarisë që të ndalojë me pretendimet dhe thonë se nuk presin që Bullgaria të bllokojë fillimin e negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, informon Zhurnal.

Analisti politik bullgar Ivan Krastev në një intervistë për gazetën bullgare “Dnevnik”, ka deklaruar se integrimi i Ballkanit perëndimor në BE është me rëndësi strategjike për Bullgarinë dhe kështu vetoja bullgare do të ishte absurde.

“Nuk pres që Bullgaria do të bllokojë këto negociata. Integrimi evropian i Ballkanit perëndimor është me rëndësi strategjike për Bullgarinë. Përskaj kësaj, pikërisht në korniza të kryesimit bullgar kjo u bë prioritet për Brukselin. Në këtë kuptim, vetoja bullgare do të ishte absurde. Do të dukemi qesharak. Deri dje luftonim për hapje të negociatave me BEnë për Maqedoninë, sot duam t’i pengojmë. Jo që nuk ndodhin gjëra absurde, por jam i bindur se as Qeveria as presidenti nuk do të lejonin Bullgaria të gjendet në situatë të izolimit total në korniza të BE-së”, thotë Ivan Krastev.

Nga ana tjetër profesori bullgar Stefan Deçev thotë se në Bullgari, tema e Maqedonisë është mbuluar me shumë romantizëm dhe mitologji, por siç shton, është koha që pala bullgare të ndalojë me pohimet e tyre për gjuhën maqedonase. Ai dërgon porosi që derisa nuk e ndryshojnë mënyrën si e interpretojnë identitetin – si i transmetuar gjenetikisht dhe jo si dinamik, bisedimet do të ngelin në një rrugë pa dalje.

“Jemi të bindur se kombi maqedonas dhe procesi i krijimit të saj, edhe përskaj gjitha specifikave nuk dallojnë nga proceset e krijimit të çfarë do kombi tjetër. Gjuha maqedonase është gjuhë artificiale aq sa janë gjuhët tjera standarde të botës. Duhet të kuptohet se dialekti është vetëm dialekt – kjo nuk ka emër. Gjuha zyrtare e një vendi nuk mund të jetë vetëm një dialekt. Derisa nuk kuptohet se identiteti i një kobi është dinamik dhe jo i transmetuar gjenetikisht, të gjitha bisedimet në komisionin historian do të jenë të panevojshme dhe do të ngelin në një rrugë pa dalje”, konsideron Deçev.

Ndryshe siç deklaroi dje kryeministri Zaev, nëse Bullgaria nuk ndryshon mendimin dhe pozitën e saj, qytetarët e Maqedonisë me siguri do të ngelin pa negociata me BE-në.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Ekspertët: Marihuana ka pasoja negative, interesi i popullit është para interesave shtetërore

XH,I

ASH-Alternativa: Të zgjidhet problemi me ujin e pijshëm në Luboten

Z H

Andrasi: Kroacia është përgatitur vazhdimisht, pavarësisht bllokadave gjatë negociatave

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...