Agjencia Zhurnal.mk
Opinion

Intelektuali VS Turma

Shkruan: Halil Matoshi

1.
Mendimtari është vetmitar – ai nuk bân “NE” me askënd. Prandej, ai sot – në epokën e populizmit – jo vetëm për shkak të covid19 – është inekzistent, është shndërru në simulacrum.
Punon online – nga shtëpia!?
Ose rri krejtësisht larg nga dinamikat e zhvillimeve në shoqni.
Në Karantinë.

2.
Sëkëndejmi, mendimi kritik e veçon njeriun e lirë nga skllavi i bindjeve dhe besimeve – e totemeve parake – duke i dhânë atij fuqinë me e kapërcy epokën e tij.

“Refuzim do të thotë të mos pranosh, të mos pranosh atë që të imponohet, e kjo varet nga qëndrimi personal dhe nga ai i përgjithshëm.
Refuzimi më real është ai që mbështetet në bindjen,e bindja në argument, apo në temë thënë me terminologji antike greke. Gjithsesi do thënë se refuzimi realizohet në aporinë e pazgjidhshme të raportit trikotomik imponimi-pranimi- refuzimi. (…)
Dhe ne, përmes refuzimit, çlirohemi nga opresioni ose biem viktima të tij, bëhemi robër të tij. Njeriu në këtë plan, ka vetëm dy zgjidhje, thjesht e shkurt: po e jo. (…)”
(Ibrahim Rugova; “Refuzimi estetik”, (Kompleti i veprave; Fq 11-12. “Faik Konica”, Prishtinë, 2005.)

3.
Sepse njeriun e shquen intenca e rebelimit kunder shtrengesave. Kunder dogmes.

4.
“Që nga Rilindja Europiane e deri në epokën e iluminizmit, program i Kohëve Moderne ka qenë ta çlirojë shpirtin njerëzor nga e vërteta e Zbulesës dhe nga dogmat e Kishës.
I çliruar nga çdo tutelë, njeriu tashmë nuk kishte kujt t’i jepte llogari përveçse arsyes së vet.
Ai dilte nga gjendja e tij prej të mituri (sipas formulës së famshme të Kantit) dhe shpallej i aftë për të menduar pa ndihmën e babait. Këtij përcaktimi të njeriut të rritur Renani i shton një klauzolë, duke shkëputur jetën shpirtërore nga bashkësia ku ajo i ka rrënjët.
Tek njeriu – pohon Renan – ka një fuqi ndarjeje: ai mund ta shkëpus vetën nga konteksti i vet, të dalë nga sfera kombëtare, të flasë, të mendojë e të krijojë pa dëshmuar aty për aty tërësinë nga e cila ka lindur. Me fjalë të tjera, luftën madhështore për mëvetësinë e tij kundrejt instancave atërore që kërkonin t’ia ngushtonin fushën e mendimit, ai nuk e ka fituar për t’u gëlltitur, në çast , nga kjo nënë e përbindshme: kultura. Para kulturës i franceze, kulturës gjermane apo kulturës italiane, ka një kulturë njerëzore… (Alain Finkielkraut “Disfata e mendimit”; Botoi “Marin Barleti”, Tiranë 1999.)

5.
Turma ka nevojë për bukë e lojëra dhe përballje të dhunshme. Pas daljës nga historia të shtypit, Televizioni (mjeti ‘arkaik’ i komunikimit ende i gjallë) po u jep turmave kënaqësinë e rrezikut të naltë, Fake News e dhunë verbale (edhe fizike), seksizëm e misogjini, nacionalizëm dhe pështyma…
Studiot televizive janë shndërru në laboratorë ku dizajnohet racizmi!?

Postime të ngjashme

Shteti i kapur nga oligarët

Bexhet Musliu

Poshtë regjimi!

D J

E kujt është Republika?

Z H

I nderuar Ali Ahmeti, duhet të bëhesh më i ashpër ndaj ministrave tuaj e jo t’i përkrahni dhe kur gabojnë rëndë!

T E

BASHKËSI PARALELE ISLAME, OSE PYKA QË VJEN NGA PYLLI YNË I PRERË GABIMISHT!

D J

Koncert i Ansamblit Nacional te kengeve e valleve popullore shqiptare ne RMV

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...