Inteligjenca amerikane konfirmon pretendimet se Irani hakoi fushatën e Trumpit

nga D V

Zyrtarë të inteligjencës amerikane, kanë konfirmuar se Irani qëndron pas harkimit të fundit të fushatës presidenciale të Donald Trumpit.

FBI-ja dhe agjenci tjera federale kanë njoftuar në një deklaratë të përbashkët, se Irani kishte zgjedhur të ndërhynte në zgjedhjet amerikane “për të nxitur mosmarrëveshje dhe për të minuar besimin në institucionet tona demokratike”, transmeton Telegrafi.

Nga kampi i fushatës së Trumpit kanë drejtuar gishtin nga Irani më 10 gusht për hakimin e mesazheve të brendshme. Në anën tjetër, zyrtarët iranianë kanë mohuar një gjë të tillë.

Burime të njohura me hetimin i thanë CBS News, se dyshojnë se hakerët iranianë kanë shënjestruar edhe fushatën e kandidates demokrate për president, Kamala Harris.

“Komuniteti i inteligjencës është i bindur se iranianët nëpërmjet inxhinierisë sociale dhe përpjekjeve tjera, kanë kërkuar qasje te individët me qasje të drejtpërdrejtë në fushatat presidenciale të të dyja partive politike”, thanë zyrtarët e inteligjencës amerikane në deklaratë.

“Aktivitete të tilla, duke përfshirë vjedhjet dhe zbulimet, kanë për qëllim të ndikojnë në procesin zgjedhor në SHBA”, u tha ndër tjera.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More