Inteligjenca Artificiale do të integrohet edhe në futboll?! Ja çfarë po planifikohet…

nga D V

Gara mes ekipeve për të kryesuar në majat e piramidës së futbollit përcaktohet nga detaje të vogla teknike

Inteligjenca artificiale është kufiri i ardhshëm vendimtar për fituesit dhe humbësit.

A mund të stërviten Kroos, Mbappe dhe Messi nga një Inteligjencë Artificiale (IA) në të ardhmen? Apo, ndoshta jo në këtë jetë? Puna e Julian Nagelsmann është e sigurt për momentin.

Por IA padyshim po luan një rol më të madh në lojën e stërvitjes edhe në Euro 2024. Daniel Memmert nga Universiteti i Sporteve në Këln, thekson, se “tani varet se kush do të konstruktojë IA më të mirë, kush i ka parametrat më të mirë, e natyrisht edhe se kush është në gjendje që me rezultatet e arritura në ndeshje ose në stërvitje do t’i shfrytëzojë ato si duhet.”

Këto sisteme të AI do të bëhen asistenti i fundit i trajnerit. Zbërthimi i sistemeve taktike të kundërshtarit dhe përcaktimi i pikave të forta dhe të dobëta të lojtarëve. Të dhënat janë tashmë aty. Me çdo pasim, krosim dhe gjuajtje të kapur në stadiume dhe në fushën e stërvitjes.Por analistëve njerëzorë mund t’u duhen deri në tetë orë kohë për të zbërthyer siç duhet të dhënat e vetëm një ndeshjeje.

Ndërsa AI do ta përshpejtonte procesin, nënvizon Daniel Memmert: Nëse kemi në dispozicion të dhënat mbi pozicionet dhe i vlerësojmë ato me software-in tonë, na duhen 8 sekonda për të analizuar të njëjtin numër parametrash.

Ekipet më të mira në të ardhmen mund të jenë vërtetë ato që punojnë krah për krah me IA.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More