Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Intensifikohet bashkëpunimi me SHBA-në në fushën e sigurisë së ushqimit

Shkup, 26 shkurt – Intensifikimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë së ushqimit, kujdesit shëndetësor dhe mirëqenies së kafshëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes promovimit të bashkëpunimit institucional dhe afarist, ishin ndër temat e diskutimit në takimin e sotëm të punës midis drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Nikollçe Babovski dhe Endrju Mofad, oficer për Çështje Politike dhe Ekonomike në Ambasadën amerikane.

Në takimin, informojnë nga AUV, u theksua bashkëpunimi i mirë i deritanishëm i Agjencisë me shërbimet e ekspertëve të SHBA-së, bashkëpunimi brenda Organizatës për bujqësi dhe ushqim e Kombeve të Bashkuara – FAO, Codexs alimentarius dhe projektet rajonale, ndërsa u shqyrtua edhe iniciativa për përmirësimin e kapacitetit institucional të AUV-së në fushën e kujdesit shëndetësor dhe kapaciteteve laboratorike.

Drejtori Babovski i prezantoi aktivitetet dhe përparësitë në të cilat punon Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në fushën e sigurisë së ushqimit, kujdesit shëndetësor dhe mirëqenies së kafshëve, si dhe projektet në vazhdim që po implementohen.

Përfaqësuesi amerikan Mofad, nga ana tjetër, i prezantoi aktivitetet që i realizojnë në rajonin në fushën e bioteknologjisë dhe paralajmëroi mundësi për përfshirje të vendit në projektin rajonal, zbatimi i të cilit duhet të fillojë së shpejti, ku do të përfshihen Serbia fqinje , Greqia dhe Kroacia.

Nga ana e tij u shpjeguan edhe politikat e reja të SHBA-së në fushën e prodhimit bujqësor, ekologjisë dhe ndryshimeve klimati, fusha në të cilat bashkëpunimi i ardhshëm midis dy vendeve mund dhe duhet të intensifikohet. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Bulliqi: S’kam nevojë për truproje se qytetarët më kanë zgjedhur

Bekim Laçi

E fundit: Në dasëm mund të ftoni sa të doni mysafir, hiqet dhe ora policore

Zekirija Haxhiu

Borisov ulë tonet: Inkuadrimi i Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE është strategji e Bullgarisë

Zekirija Haxhiu

Moti i ndryshueshëm, temperatura deri në 26 gradë

Zekirija Haxhiu

Konferencë “Forcimi i sundimit të Ligjit” në Ballkanin Perëndimor: Mjete të vjetra për rregulla të reja?

Zekirija Haxhiu

Fillon regjistrimi në shkollat e mesme

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...