Agjencia Zhurnal.mk

Intensifikohet fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme

Shkup, 29 qershor – Zhurnal.mk – Fushata zgjedhore vazhdon me temp të shpejt. Bartësit e listave të kandidatëve vazhdojnë të paraqiten para qytetarëve në mini-tubime dhe takime me qytetarët, si dhe në rrjetet sociale dhe mediat elektronike. Shtabet zgjedhore tashmë kanë prezantuar disa nga videot e përgatitura për këtë fushatë.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje miratoi rekomandimet e detyrueshme për votim në përputhje me masat për mbrojtjen nga Kovid-19 për tre ditë nga votimi, 13 korrik – për personat me Kovid-19 dhe në vetizolim, të cilët do të aplikojnë për votim, për 14 korrik, për të sëmurët dhe të sëmurët kronikë që do të votojnë në shtëpitë e tyre, si dhe në ditën e votimit të 15 korrikut.

Karvani i Koalicionit “Mundemi”, sot do të vizitojë komunat e Gjevgjelisë (19:00) dhe Haraçinës (20:30). Gjatë ditës së djeshme, ata ishin në Shtip, Kumanovë dhe Manastir.

Zaev theksoi se ky program është vizioni i tyre, një plan i qartë për Maqedoninë Veriore në katër vitet e ardhshme.

Ai shtoi se është paraparë paga mesatare të rritet për 30 për qind, ndërsa paga minimale për 40 për qind. Kështu, deri në fund të mandatit të arrihet pagë mesatare për të punësuarit në të gjithë vendin prej 34.000 denarë. LSDM gjithashtu është e angazhuar për mbi një miliardë euro investime të huaja në katër vjet bazuar në inovacionin, shkallë të lartë të finalizimit të produkteve dhe shërbimeve dhe mirëmbajtjen e bizneseve.

Kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, sot do të paraqiten në Jegunovcë (15:30), Bërvenicë (17:00), Gjorgje Petrov (18:30) dhe Kumanovë (20:30).

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski para banorëve të Demir Hisarit, theksoi se partia ka bërë program në të cilin është obliguar të paktën për 25 për qind të pagës mesatare më të lartë në një mandat katër vjeçar.

“Ne jemi obliguar që së paku 20 për qind, pensione më të larta për pensionistët në një mandat dhe t’i kthehemi zgjidhjes së vjetër ligjore”, tha Mickoski.

Premtoi, siç tha ai, të paktën 640 milionë euro subvencione për fermerët dhe blerje të garantuar.

Sipas tij, LSDM-ja ka gënjyer se paga do të ishte 500 euro ose 30.000 denarë dhe për këtë mandat 36.000 denarë.

“U deshën atyre tre vjet e gjysmë për ta rritur atë nga 22.500 në 25.000 denarë dhe tani ata po gënjejnë se do të jetë 36.000 denarë, megjithëse njerëzit nuk i priten as ato 30.000 denarë. Jo vetëm që këta njerëz nuk e besojnë atë që thonë, por ata tashmë po humbin veten duke numëruar të pavërtetat. Ata flasin pa logjikë dhe gjëra që janë përtej mendjes së shëndoshë. Shumë e rëndësishme për ne është që të dalim masivisht më 15 korrik për të rrumbullakosur numrin 14. Le të rrethojmë emrin e Igor Durllovskit. Ne kemi nevojë për fitore të madhe në mënyrë që të mos kemi gjimnastikë pas zgjedhjeve dhe shantazhe”, tha Mickoski.

Disa nga partitë do të mbajnë konferenca për shtyp, të tilla si UNQ, Aleanca për Shqiptarëve dhe Alternativa dhe prof. dr. Jove Kekenovski, bartës i listës për deputetë nga Koalicioni “Asnjëherë e Veriut, vetëm Maqedoni” në NJZ 2, me disa prej kandidatëve për deputetë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...