Inter aktiv në merkato, Keita dhe Nandez për të kënaqur Inzaghin

Simone Inzaghi vijon punën përgatitore me Interin dhe sheh t’i plotësohet organika nga dita në ditë, ndërsa drejtuesit e klubit janë të angazhuar maksimalisht për të bërë më të mirën në këtë periudhë merkatoje.

 

Kështu ditën e djeshme në zyrat e klubit milanez mbërriti Federico Pastorello, i cili është ndër të tjerë edhe menaxheri i Romelu Lukakut, megjithatë tifozët zikaltër mund të rrinë të qenë, pasi këtë herë agjenti nuk kishte ardhur për sulmuesin belg.

Siç shpjegoi vetë në një deklaratë të shkurtër për mediat, Pastorello zbuloi se ndodhet në Milano për të folur për një kalim të mundshëm te Interi, të sulmuesit senegalez Keita Balde, i cili gëzon mbështetjen e Simone Inzaghit, teksa garantoi se Lukaku do të vijojë të mbajë veshur fanellën zikaltër.

Është arritur ndërkohë marrëveshja me Cagliarin për transferimin në Sardenjë të mbrojtësit të majtë brazilian Dalbert. Ky i fundit pritet të kryejë sot vizitat mjekësore dhe të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Semplici, teksa marrëveshja e transferimit është arritur mbi bazën e huazimit me të drejtë blerjeje për shifrën e 7 milionë eurove.

Por negociatat me klubin sard vijojnë të jenë të hapura edhe për transferime të tjera, pasi Interi është mjaft i interesuar për të marrë në Milano mesfushorin uruguaian Nahitan Nandez, i cili është një futbollist polivalent dhe do t’u bënte shumë punë zikaltërve.

Problem për momentin mbetet vlerësimi prej 30 milionë eurosh i kartonit të tij, shifër të cilën drejtuesit e Interit po provojnë ta ulin duke përfshirë në marrëveshje mesfushorin belg Radja Nainggolan dhe sulmuesin e talentuar italian, Andrea Pinamonti.

Related posts

Ramadani: Një fitore që na jep qetësi

D V

Paraqitje fantastike nga Aro Muric, Adana fiton pikën e parë në Superligë

D V

Chiellini pret ftesën e Juventusit për të biseduar lidhur me kontratën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com