Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Inter me probleme financiare, ja marrëveshja me Realin për Hakimin

La Repubblica shkuan se Interi ka rënë dakord me Real Madridin për të vonuar pagesën e parë për Achraf Hakimin, duke e shtyrë atë për tre muaj.

Nerazzurrët nënshkruan mbrojtësin e krahut për 40 milionë euro për t’u paguar në një seri me këste nga 10 milionë euro.

E para pritej në dhjetor, por sipas mediave spanjolle paratë nuk ishin dorëzuar me kohë.

Sidoqoftë, gazeta La Repubblica publikoi një kopje të një marrëveshje që Real Madridi nënshkroi me Interin disa javë më parë, e cila u lejon atyre të vonojnë pagesën prej 10 milionë euro nga dhjetori 2020 deri në fund të marsit 2021.

Interi ka probleme serioze financiare në këtë moment, ku pandemia ka dhënë efektin e saj, por edhe ligji për kompanitë kineze, që nuk iu lejohet që investojnë në klube të huaja të futbollit.

Klubi po negocion gjithashtu edhe me lojtarë për të vonuar pagat e tyre.

Suning aktualisht është në bisedime me fondin e investimeve BC Partners për të shitur deri në 40 për qind të aksioneve të klubit.

Postime të ngjashme

Milan, Pioli ka gati skemën e re, ja formacioni i ri i Milanit

Z H

Babai i portierit Alisson Becker vdes tragjikisht në një liqen në Brazil

Z H

Zidane pas ndeshjes me Atalantën: Ishte e vështirë edhe me 10 lojtarë

Z H

Rekord brutal i Barcelonës kundër Elches, 36:0

Z H

Sërish një përballje Gerrard – Lampard

Z H

City i ofron rinovimin Kevin De Bruyne

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...