Agjencia Zhurnal.mk

Inter shet mbrojtësin belg për 12 milionë Euro

Në prag të 30 qershorit, Interi është shumë pranë rregullimit të bilanceve ekonomike, pasi ka arritur të shesë edhe mbrojtësin belg Zinho Vanheusden te Standard Liezh, për shifrën e 12 milionë eurove.

Marrëveshja është arritur mbrëmjen e sotme dhe është zyrtarizuar nga vetë klubi belg, që ka postuar edhe foton e futbollistit me fanellën me numrin 3, ndërsa zikaltrit kanë ruajtur edhe të drejtën e riblerjes së Vanheusden, sezonin e ardhshëm.

Të 12 milionë eurot do të shtohen në bilancin e sezonit 2018-2019, bashkë me 5 milionë euro të ardhura nga shitja e Andrea Adorante te Parma dhe 5 të tjera nga shitja e Marco Sala te Sassuolo.

Dy ditët e ardhshme, zikaltrit pritet të shtojnë në bilanc edhe të ardhurat nga shitja e Merolës te Bologna, Pinamontit te Genoa dhe Verganit te Fiorentina, para këto që do të zeronin bilancin për sezonin e sapombyllur.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...