Agjencia Zhurnal.mk

Interes i vazhdueshëm për blerjen e banesave, nuk ka pritje për uljen e çmimit

Shkup, 9 gusht – Interesi për blerjen e banesave te qytetarët është i vazhdueshëm. Rënie e shitjes së banesave nuk është vërejtur as gjatë krizës së koronës, ndërsa çmimi i banesës është diktuar nga cilësia e ndërtimit dhe ai nuk pritet të ulet.

Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se në qershor janë aprovuar kredi banesore për persona fizik në shumë prej 54.382 milionë denarë, me ç’rast është regjistruar rritje prej 1,4 për qind në raport me muajin maj të këtij viti dhe 13,8 për qind në raport me muajin qershor të vitit të kaluar.

Nga muaji mars, kur edhe filloi kriza e koronës, janë lëshuar më shumë se 50 miliardë denarë kredi banesore për qytetarët. Në muajin mars 52.949 milionë denarë, në prill 53.172 milionë, ndërsa në maj 53.621 milionë denarë.

Të dhënat tregojnë se edhe në maj ka rritje të kredive të lëshuara për 13,4 për qind në nivel vjetor.

“I vazhdueshëm është interesi i qytetarëve për banesa nga kompanitë serioze ndërtimore që i ndjekin trendët më të reja në këtë sektor dhe ndërtojnë maksimalisht sipas të gjitha standardeve në krijimin e portofolit të ndërtimeve cilësore që do t’i përdoren gjeneratat e ardhshme”, deklaroi për MIA-n kryetari i Odës Ndërtimore të Maqedonisë, Ivica Jaqimovski.

Ai theksoi se kriza e koronës gjithsesi ka ndikim edhe në sektorin e ndërtimtarisë në më shumë aspekte, por në përputhje me analizat e tyre në Odën ndërtimore, nuk është regjistruar rënie në shitjen e banesave të sapondërtuara në disa muajt e parë të këtij viti.

“Punët në ndërtimtarinë zhvillohen në mënyrë të planifikuar, ndërsa çmimin e banesave e dikton cilësia dhe lokaliteti. Shpenzimet në ndërtimtarinë për objekte të reja për banim individual janë duke shënuar rritje dhe nuk është e mundur që të pritet ulje e çmimit të banesave”, thekson Jaqimovski.

Sqaron se baza e formimit të çmimit është pjesa e materialeve të instaluara që përdoren, si dhe pjesa e fuqisë punëtore. – Më saktësisht, shprehet ai, ajo që mund ta presim në periudhën e ardhshme është se nuk do të mund të ofrohet ndërtim cilësore me çmime më të ulëta, meqë rritja e shpenzimeve e dikton edhe rritjen e çmimit të banesave cilësore.

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës të publikuar në qershor të këtij viti tregojnë se subjektet afariste që merren me veprimtari ndërtimore, në vitin 2019, kanë shpenzuar materiale ndërtimore dhe energji në vlerë prej 9.626.157 mijë denarë, që është për pesë për qind më shumë në krahasim me vitin paraprak.

Në vlerën e përgjithshme të materialeve të shpenzuara ndërtimore dhe energjisë pjesëmarrje më të madhe ka grupi Materiale për lidhje me 3.628.819 mijë denarë ose 37,7 për qind, më pas vijojnë grupet karburan i harxhuar me 1.225.327 mijë denarë ose 12,7 për qind, materiale izoluese dhe lyerje me 1.167.994 mijë denarë ose 12,1 për qind…

Paga mesatare, sipas të dhënave statistikore, shënon rritje prej 9,1 për qind në muajt e parë të këtij viti, ndërsa në maj paga mesatare në sektorin ndërtimor që arrinte 25.062 denarë ka shënuar rritje prej 7,1 për qind.

Të dhënat tregojnë se çmimi mesatar i një metri katrorë në vitin 2019 arrin 44.994 denarë, që është për 4,3 për qind më shumë krahasuar me vitin 2018.

Në Shkup, çmimi mesatar i 1m2 arrinte 48.204 denarë që është për 3,1 për qind më shumë krahasuar me vitin 2018, derisa në vendbanimet tjera në shtet arrinte 35.255 denarë, që është për 6,3 për qind më shumë krahasuar me vitin 2018. Çmimet e përmendura mesatare të 1m2 sipërfaqe banesore janë pa tatim të vlerës së shtuar.

Çmimi mesatar në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2019 shënuan ulje prej 4,3 për qind në raport me gjashtëmujorin e parë, ndërsa në Shkup ulja arrin 2,8 për qind.

Nga sektorin ndërtimor porosisin se në periudhën e radhës është me rëndësi që fokusi të vihet në zhvillimin e ndërtimtarisë.

Për Jaqimovskin pa ndërtimtari nuk mund të pritet zhvillim i ekonomisë së përgjithshme të prekur nga pandemia.

– Kompanitë ndërtimore tani i realizojnë projektet që tashmë i kishin filluar, por duhet të nxiten që të mendojnë për fillimin e projekteve të reja. Në këtë konotacion, institucionet kompetente për leje për ndërtim dhe për dokumente të tjera të nevojshme duhet t’i përshtaten realitetit të ri dhe të punojnë me kapacitet të plotë, pa ngecje, ndërsa blerësit të kenë siguri në sistemin e shtetit, në bankat, vendet e punës, meqë vetëm me krijimin e një ambienti të tillë mund të kemi stabilitet, parashikim dhe punë në përputhje me planet precize, deklaroi Jaqimovski.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...