Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Interesim i madh i qytetarëve për tu testuar për COVID-19 në sheshin “Zahir Pajaziti” (Foto)

Një ekip mobil nga IKSHPK-ja sot është vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të kryer testime vullnetare të qytetarëve.

Testimi në shesh do të bëhet për dy ditë më radhë, ndërsa interesimi i qytetarëve ka qenë i madh për të bërë testin PCR, shkruan Zeri.info.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka monitoruar nga afër testimet ndërsa ka apeluar qytetarët që të vijnë të testohen për SARS-CoV-2 edhe në tendën e vendosur në Sheshin “Zahir Pajaziti”, por edhe në IKSHPK dhe të gjitha Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

“Për të qenë sa më afër qytetarëve të vendit, ekipa mobile e IKSHPK-së sot dhe nesër do të jetë në sheshin “ Zahri Pajaziti” për testime vullnetare të qytetarëve tanë për COVID 19”, ka thënë Zemaj gjatë vizitës.

Postime të ngjashme

​Bekim Jashari: Vetëm të bashkuar jetësojmë amanetin e dëshmorëve

T E

Vdes profesori i njohur Zejnullah Gruda

T E

PZAP-ja miraton pjesërisht ankesën e një kandidateje boshnjake

T E

Rifat Jashari: Nëse është nevoja, prapë jemi të gatshëm me këta meshkuj çka i kemi me iu përgjigj Serbisë

T E

Edhe Lirije Kajtazi akuzon për manipulim votash

T E

Haxhiu zbulon se kur do të votohet qeveria Kurti 2

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...