Interesimi i Lazios, Shaqiri: Sarri praktikon lojën që i përshtatet stilit tim – jam i nderuar për respektin e Tares

Anësori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, është shprehur i nderuar nga interesimi i Lazios duke theksuar se do t’i pëlqente të luante nën urdhrat e Maurizio Sarrit.

 

Mesfushori shqiptar që e përfaqëson Zvicrën ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Redsat që t’ia mundësojnë largimin këtë verë, ndërsa Biancocelestët konsiderohen si destinacion i mundshëm.

29-vjeçari ka luajtur në Serie A edhe në të kaluarën. Ai ishte pjesë e Interit për gjashtë muaj (në periudhën janar-gusht të vitit 2015).

(Foto: Instagram/shaqirixherdan)

Në një bisedë me Il Corriere dello Sport për të ardhmen e tij, Shaqiri e ka përmendur Lazion si destinacion të mundshëm.

“Fatmirësisht, futbolli më ka ndihmuar që të plotësoj shumë nga ëndrrat e mia. Kam pasur fatin të luaj me klubet e mëdha dhe të fitoj shumë tituj. Kushedi, ndoshta mund të fitoj diçka edhe me ekipin kombëtar të Zvicrës. Kontrata ime (me) Liverpoolin skadon në vitin 2022, në vitin 2018 nënshkrova kontratë katërvjeçare”.

(Foto: Instagram/shaqirixherdan)

“Gjëja e rëndësishme në këtë moment të karrierës time është të mund të luaj rregullisht, por kjo nuk ka ndodhur në tri sezonet e fundit. Për këtë arsye i kam thënë Liverpoolit se jam i gatshëm për një sfidë të re. Ata e pranuan dëshirën time dhe do t’i konsiderojnë seriozisht ofertat që do të vijnë. Ata nuk do të më ndalin”.

“Igli Tare ka bërë punë të shkëlqyer te Lazio ndër vite. Nëse është e vërtetë se ai ka respekt të madh për mua, atëherë jam i nderuar”.

“E kam përcjellë Lazion për një kohë të gjatë, është një top skuadër. Në përgjithësi, për shkak të karakteristikave të mia, më pëlqen të luaj futboll më sulmues dhe Sarri e praktikon atë. Do të ishte intriguese”, ka deklaruar Shaqiri. 

Related posts

Nga mrekullia e Eriksenit deri te ‘it’s coming Rome’ – Euro 2020 e përmbledhur në gjashtë histori

D V

Mavraj befason me klubin e tij të ri!

Z H

Chiellini flet për finalen ndaj Anglisë, pika e forta të tyre dhe krahasimin me Spanjën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com