Interesimi për vaksinim në mesin e qytetarëve të Kërçovës ka rënë

Shkup, 21 shtator – Në dhjetë ditët e fundit, interesi për vaksinimin kundër Kovid -19 në mesin e qytetarëve të Kërçovës ka rënë pak. Përkundër këtij fakti, numri i përgjithshëm i qytetarëve të imunizuar është në rritje dhe nga mesi i muajit në komunë u imunizuan 13477 qytetarë, ndërsa 9868 persona e morën vaksinën e dytë.

“Krahasuar me periudhën e një muaji e gjysmë më parë, numri i qytetarëve të vaksinuar në komunën tonë është pak në rënie. Kështu, nga data 7 deri më 14 të këtij muaji, dy persona u vaksinuan me vaksinën e parë “Astra Zeneca”, ndërsa numri i personave të vaksinuar me dozën e dytë është 16 persona. Situata me vaksinën “Sinovak” është kjo, 229 qytetarë e morën vaksinën e parë, ndërsa 496 persona u rivaksinuan. Ky ndryshim është më i theksuar në vaksinën “Fajzer” kur në të njëjtën periudhë 137 qytetarë e morën vaksinën e parë, ndërsa 891 persona u rivaksinuan. Ose në të njëjtën periudhë, gjithsej 368 persona janë imunizuar me vaksinën e parë, ndërsa 1403 qytetarë janë rivaksinuar, informon Mira Mojsoska nga Qendra Shëndetësore Kërçovë.

Nga fillimi i vaksinimit në prill të këtij viti deri në mes të shtatorit, shumica e qytetarëve e morën vaksinën e “Sinovak”, pastaj “Fajzer” dhe pak më pak të “Astra Zeneka” dhe “Sinofarm”.

“Nga fillimi i vaksinimit deri në mesin e këtij muaji në Qendrën Shëndetësore me vaksinën e parë të “Astra Zeneka” u vaksinuan gjithsej 1594 qytetarë, ndërsa vaksinën e dytë e morën 1553. Më e shumta është vaksinimi me “Sinovak” kur 7586 persona u vaksinuan në të njëjtën periudhë, ndërsa janë rivaksinuar 4891. Vaksinën “Fajzer” e morën 2990 persona ndërsa 2115 u rivaksinuan. Dhe e katërta është vaksina “Sinofarm” e cila u pranua nga 1307 persona dhe u rivaksinuan 1309.

Ose që nga fillimi i vaksinimit në Qendrën Shëndetësore janë vaksinuar 13477 dhe 9868 qytetarë janë rivaksinuar – shtoi kryeinfermierja Mojsoska dhe theksoi se më shumë se 2500 qytetarë të Komunës së Kërçovës të cilët janë të punësuar në disa institucione janë vaksinuar dhe rivaksinuar në Shkup ose Ohër ose numri i përgjithshëm i qytetarëve të vaksinuar në komunë e tejkalon numrin prej 17000 qytetarëve.

Related posts

Nevzat Bejta pasi votoi jep porosi për qytetarët

Redaksia

ASH-AAA: Shëmtia e BDI-së nuk mund të mbulohet as me pudër, as me ngjyrë e as me disa trotinetë

R Zh

MASH: Deri më 15 shtator nxënësit e shkollave të mesme mund të aplikojnë për bursa

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More