Interesimi për të punuar në zejtari në vendin tonë është gjithnjë e më i ulët. Të rinjtë nuk e shohin zanatin si një punë tyre te ardhshme, një pjesë e tyre drejtohen në universitete për të kryer shkollim profesional, ndërsa të tjerë janë drejtuar drejt vendeve të Evropës. Sasho Bogoeski, kryetari i dhomës regjinonale të zejtarëve, tha se shkaku kryesor pse nuk ka interesim për zanate është se nuk ka një strategji të mirëfilltë nga shteti dhe të rinjtë nuk janë të motivuar për të punuar në kto fusha.
“Për fat të keq çdo vit që vjen, interesimi për zanate është gjithnjë e më i vogël, shkaku kryesor për këtë është sepse shteti nuk ka strategji konkrete për zanate, ky është problemi më i madh. Deri në vitin 2020 deri diku kishte strategji, por nuk ka më. Vetë zejtarët kërkojnë që të kenë zvogëlim të shpenzimeve publike, kjo kërkon një strategji për kohë më të shkurtër e më pas edhe strategji më afatgjate. Ne e kemi shkruar strategjinë, jua kemi dhënë ministrisë së ekonomisë, jemi në kontakt me zëvendësministrin e ekonomisë, i cili ka treguar kohëve të fundit më shumë interes për zejtarinë.” – tha Bogoeski në një intervistë për Alsat, që u transmetua në emisionin Ditë e Re.
Bogoeski theksoi se shpenzimet e zejtarëve në vendin tonë janë më të larta se përfitimet, tha se duhet të merren masa që shteti të minimizojë shpenzimet publike për to.