Agjencia Zhurnal.mk

Interi dhe Napoli po punojnë për shkëmbimin Vecino- Allan

Interi dhe Napoli po planifikojnë një shkëmbim të bujshëm ku përfshihen emra si Matias Vecino dhe Allan.

Sipas Sky Sport Italia, të dy klubet filluan bisedimet për një shkëmbim të mundshëm të mesfushorëve në afatin kalimtar të janarit.

Vecino raportohet se ka kërkuar largimin nga klubi, pasi Christian Eriksen me shumë gjasa do të vijë nga Tottenham Hotspur.

Ai kishte qenë i lidhur me Manchester United, por tani në garë janë futur Napoli që janë të interesuar ta shkëmbejnë me Allanin.

Situata rreth Allan është e tensionuar pasi është përpjekur që ta largohet nga klubi me çdo kusht për të kaluar te Paris Saint-Germain.

Gennaro Gattuso kërkon të luajë me sistemin 4-3-3, duke sjell në klub dy emra si Diego Demme dhe Stanislav Lobotka gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kjo ka bërë që Allan të ketë më pak gjasa të luajë dhe largimi i tij duket punë e kryer.

Klubet në ditët në vijim pritet që t’i intensifikojnë bisedimet për shkëmbim. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...