Agjencia Zhurnal.mk

Interi i ka bërë ofertë Tottenhamit për Eriksenin, para plus një futbollist

Christian Eriksen mund t’i bashkohet Interit qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori danez është futur në vitin e fundit të kontratës me Tottenham Hotspur dhe vlera e tij është ulur.

Spurs kërkojnë 20 milionë euro që ta largojnë atë në janar, pasi danezi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

Interi mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me të dhe tanimë i ka bërë një ofertë Tottenhamit, duke ofruar kartonin e mesfushorit Vecino si dhe 10 milionë euro.

Kjo ofertë nga Spurs është refuzuar, pasi Jose Mourinho nuk është i interesuar për mesfushorin uruguaian.

Tottenham i ka bërë me dije Interit se për ta lënë të lirë lojtarin duan vetëm 20 milionë euro.

Tani mbetet të shihet nëse Interi do ta ofrojë këtë shumë, apo do të synojë ta marrë danezin në verë si transferim të lirë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...