Agjencia Zhurnal.mk

Interi ia ofron Tottenhamit 10 milionë euro për Eriksenin

Interi është i gatshëm t’i intensifikojë negociatat me Tottenhamin, me shpresën për ta siguruar transferimin e mesfushorit Christian Erisken për dhjetë milionë euro, e jo për 20.

Përkundër insistimit të menaxherit të përgjithshëm të Interit, Beppe Marottas, se ai s’është në kontakt me Interin apo agjentin e Eriksenit, mediat italiane raportojnë se dy klubet janë në bisedime, transmeton Gazeta Express.

Kontrata e Eriksenit me Tottenhamin skadon në qershor, por futbollisti dëshiron të largohet qysh këtë muaj e jo në fund të sezonit si transferim i lirë.

Sipas mediumit italian, La Gazetta dello Sport, negociatat do të fillojnë edhe zyrtarisht sot, pasi që Interi është shprehur i gatshëm t’i shpenzojë dhjetë milionë euro për danezin.

Në anën tjetër, Tuttosport beson se transferimi mund të kompletohet për 15 milionë euro, pasi që dy klubet ka gjasa të takohen në mes, pas ofertave të tyre fillestare.

Shumë burime në Itali dhe Angli pretendojnë se Erikseni tashmë ka marrëveshje personale me Interin për një kontratë katërvjeçare, në vlerë prej 7.5 milionë eurosh në sezon.

Ndërsa, transferimi i Arturo Vidalit po duket gjithnjë e më pak i mundshëm, pasi që Barcelona është e përqendruar në kërkimin për një trajner të ri, në tentim për ta shkarkuar Ernesto Valverden.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...