Agjencia Zhurnal.mk

Interi nuk heq dorë nga Modrici

Interi vazhdon të jetë i interesuar për shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Luka Modric, bën të ditur Diario Sport.

Futbollisti kroat ishte kërkuar nga zikaltrit në verën e kaluar dhe madje ishte raportuar se ishte pranë kalimit në Giuseppe Meazza.

Mirëpo, krerët e Los Blancos vendosën ta mbanin në skuadër, ashtu që ai qëndroi në Santiago Bernabeu për sezonin 2019/2020.

Antonio Conte e ka kthyer interesimin e Interit për Modric, mirëpo Reali nuk do ta lejojë largimin e tij së paku deri në fund të sezonit.

Pritet të shihet nëse do të arrihet marrëveshja për transferimin e tij në Serie A në afatin kalimtar të verës së ardhshme. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...