Interi pret që një lojtar shumë i rëndësishëm të kthehet në kohë për Barcelonën

nga D. V.

Që të dyja Barcelona dhe Interi kanë probleme me lëndime para duelit të tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që do të luhet të mërkurën.

Megjithatë, në këtë drejtim ka pasur disa lajme mjaft të mira për gjigantin italian në 24 orët e fundit.

Të dielën, Benjamin Pavard iu bashkua bashkëvendësit të tij Marcus Thuram në listën e të lënduarve për Interin, pasi lëndoi kyçin e këmbës ndaj Romës.

Pritshmëritë janë se ai nuk do të jetë i gatshëm për t’u ballafaquar me Barcelonën këtë javë, pork a optimizëm brenda klubit për Thuram.

Sipas mediumit katalanas Sport, presidenti i Interit, Giueseppe Marotta ka thënë për DAZN se pret që Thuram të jetë i gatshëm për takimin ndaj Barcelonës të mërkurën.

“Ai po rikuperohet pak nga pak, por unë jam shumë optimist. Shpresoj dhe mendoj se ai do t’ia dal për të mërkurën”, ka thënë Marotta.

Këto komente erdhën para ndeshjes ndaj Romës të dielën dhe 24 orë më vonë, Interi mori një shtytje të madhe pasi Thuram kompletoi një seancë stërvitore me intensitet të lartë të hënën.

Për këtë arsye, ka edhe më shumë besim se ai do të jetë në gjendje të përfshihet në ekipin e Simone Inzaghit që do të udhëtojë në Kataloni.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More