Agjencia Zhurnal.mk

Interi rrit ofertën për Eriksenin

Interi e ka rritur ofertën për mesfushorin Christian Eriksen në 12 milionë euro plus bonuse, në tentim për ta arritur transferimin e tij këtë muaj nga Interi.

Christian Eriksenit i mbaron kontrata me Tottenhamin në fund të këtij sezoni dhe ai e ka bërë të qartë se e dëshiron një sfidë të re në karrierën e tij, pasi që ka qenë në Tottenham që nga viti 2013, kur u transferua nga Ajaxi, transmeton Gazeta Express.

Danezi u fishkëllye nga tifozët e Tottenhamit gjatë ndeshjes të së martës kundër Middesbrough në FA Cup, të cilën Tottenhami e fitoi 2:1. Ndërkohë, agjenti i tij ishte në Itali dhe arriti marrëveshje me Interin për kontratë me pagë prej 8 milionë eurosh.

Megjithatë Tottenhami s’do ta pranojë as këtë ofertë, pasi që e mban qëndrimin që Erikseni shitet vetëm për 20 milionë euro.

Këtë situatë e komplikon interesimi i Paris Saint-Germainin, pasi që francezët janë të gatshëm t’ia paguajë Tottenhamin 20 milionë eurot që po i kërkon për Eriksenin, përderisa Interi i ka ofruar dhjetë milionë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...