Agjencia Zhurnal.mk

Interi s’do shkëmbime, kërkon vetëm para për Lautaron

“Nerazzurri” nuk janë të interesuar të marrin lojtarë në këmbim për sulmuesin argjentinas, siç po i propozon Barcelona

Interi është i vendosur ta shesë Lautaro Martinezin, por pa shkëmbime të lojtarëve, shkruan Gazeta Express.

Barcelona është klubi më i interesuar për sulmuesin argjentinas.

Mirëpo, gjiganti katalunas po i ofron klubit Zikaltër lojtarë plus para për Lautaron.

Sidoqoftë, e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se drejtuesit e klubit italian do të hiqnin dorë nga Martinez vetëm nëse e marrin një ofertë të majme për të.

Interi i kërkon mbi 100 milionë euro për përfaqësuesin argjentinas.

Krahas Barçës, interesim për Lautaron ka shfaqur edhe Manchester City.

Futbollisti argjentinas ka shkëlqyer këtë sezon në fanellën e Interit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...