Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Header

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Interi u jep leje lojtarëve jo-italianë të largohen nga Italia shkaku i coronavirusit

Interi vendosi të përfundojë karantinën e lojtarëve të tyre të hënën dhe të gjithë anëtarëve të skuadrës jo-italiane u është dhënë leja të largohen nga vendi.

I pari që u kthye në shtëpi ishte Marcelo Brozovic, i cili shkoi në Zagreb, vendi ku pësuan një tërmet që shkaktoi dëme të rënda dhe mbi 250 lëndime.

Samir Handanovic është rikthyer gjithashtu në vendlindjen e tij, Slloveni, ndërsa Diego Godin dhe Matias Vecino pritet të udhëtojnë në Uruguai.

Interi nuk po planifikon të kthehet në stërvitje për momentin dhe u kanë dhënë lojtarëve të tyre udhëzime për stërvitje individuale në shtëpi.

Ndërkohë, Juventusi do të përfundojë karantinën e tyre sot (e mërkurë), por izolimi i lojtarëve të tyre do të vazhdojë.

Fakti që portieri i Atalantas, Marco Sportiello rezultoi pozitiv këtë javë, është gjithçka përveçse inkurajuese për sa i përket një ndalese të mundshme të shpërthimit të coronavirusit.

Edhe pse situata nuk është ende nën kontroll, Napoli dhe Lazio kanë shprehur dëshirën për t’u rikthyer së shpejti në stërvitje.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!