Interpelanca e BDI, Gashi: Është e drejtë demokratike

nga Xh M

Shkup, 6 dhjetor – Interpelanca është e drejtë demokratike, e përcaktuar, e lejuar dhe e parashikuar me Kushtetutë, Ligj dhe Rregullore. Çdo deputet, grup parlamentar mund të iniciojë procedurë për interpelancë, theksoi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot në Ohër, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për interpelancën e parashtruar nga BDI-ja për ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendësin e tij Astrit Iseni dhe zëvendëskryeministrat, Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq.

Ai përkujtoi edhe në interpelancën e parashtriuar për të, duke theksuar se debati është në kuadër të demokracisë dhe kështu duhet të jetë.

Në lidhje me kërkesat e LSDM-së për takim liderësh lidhur me situatën e sigurisë në vend, Gashi tha se nuk ndihet kompetent të përgjigjet në cilësinë e kryetarit të Kuvendit dhe se nuk është lider i ndonjë partie politike.

“Për mua janë të rëndësishëm deputetët, Kuvendi dhe unë po përpiqemi të abstragohem objektivisht dhe me aq sa mundem nga përkatësia politike, dua të jem i afërt me të gjithë. Nëse liderët mendojnë se kjo është mirë, do të vendosin nëse do të ketë takim apo jo, kjo varet nga ata. Mendoj se dialogu është i mirë, duhet të takohemi, të shihemi, të flasim. Kjo është e mirë për partitë politike dhe në përgjithësi për kulturën politike në vend”, deklaroi Gashi.

Ai bëri apel që të mos luhet me situatën e sigurisë në vend, sepse, sipas tij, opozita i ka të gjitha mjetet demokratike në dispozicion.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More