Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Interpelanca e Dimitrovit para deputetëve

Shkup, 3 shkurt  – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot duhet ta mbajë vazhdimin e seancës së 30-të, në të cilën mes pikave të rendit të ditës është edhe interpelanca për punën e zëvendëskryeministrit për Çështjet Evropiane, informon Zhurnal.mk

Interpelanca e zëvendëskryeministrit Dimitrov u paraqit nga një grup deputetësh të opozitës.

Para deputetëve në këtë seancë janë Propozim ndryshimet në Ligjin për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, Propozim ndryshimet në Ligjin për përdorimin e gjuhës së shenjave, Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për për sigurim të detyrueshëm pensional me financim kapital Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për sigurim vullnetar pensional me financim kapital, Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për mbrojtje nga shqetësime në vend të punës, si dhe Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për praktikë, të gjitha në procedurë të shkurtuar.

Me procedure të shkurtuar në këtë seancë janë edhe Propozim ndryshimet në Ligjin për punë vullnetare, Ligjin për pagesën e pensioneve dhe kompensimeve pensionale nga sigurimi pensional me financim kapital, Ligjin për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, Ligjin për punësimin dhe sigurimin në rast papunësie, si dhe si Propozim ligji për shlyerje të normave të interesit  dhe riprogramim të borxheve dhe shpenzimeve të ndërmarrjeve publike. Në seancë janë vendosur edhe më shumë zgjidhje ligjore në lexim të parë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Thyhen disa drunj në stadiumin e Tetovës, kërkohen autorët

Z H

Xhaferi-Gërvalla Shvarc: Intensifikim i politikave dhe marrdhënieve ekonomike Maqedoni – Kosovë

Z H

Pendarovski nuk do t’i nënshkruajë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Z H

Ambasadori çek Toman vizitoi Ministrinë e Bujqësisë

Z H

Zaev: Parlamenti ta mbështesë reformën e administratës

Z H

17 të shëruar dhe 74 raste të reja me Covid, vdesin dy pacientë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...