Showbiz

Intervista/Lindita Kryeziu ylli i muzikës popullore po kthehet me një hit

Zhurnal Ads

Lindita Kryeziu është këngëtarja me zërin e mëndafshtë, që këngët popullore qytetare i këndon me zemër e shpirtë. Prej pak kohësh po i mungon skenës muzikore. Pse? Cila është arsyeja e fortë që e mbajti larg skenës dhe muzikës? Lindita Kryeziu i thotë të pa thënat në këtë intervistë.

Lindita Kryeziu jeni emër i njohur i muzikës, por ka kohë që s’iu kemi parë. Ku keni mbetur?

Kisha një pauzë në muzikë, kjo për shkak të zhvillimeve në jetën private. Kam një vajzë të vogël dhe kjo është arsyeja kryesore se përse kam qëndruar larg muzikës dhe angazhimeve profesionale. –

Pra, po jetoni një jetë të re. Sa po iu shijon mëmësia?

Më duket sikur e kam gjithë botën. Jam e plotësuar dhe shumë e lumtur. Vajza ime është gjëja më e shtrenjtë për mua.

A po të mungon Kosova dhe aktivitetet muzikore?

Sigurisht që më mungon vendlindja, toka ime, njerëzit e mi dhe gjithçka me të cilen jam rritur. Gjithsesi që më mungon edhe muzika, por po rikthehem dhe ky është lajmi i mirë.

Lindita, cila është ajo këngë që të bëri të njohur?

Ka shumë këngë, por them se “Pa dashni” është pëlqyer pafundësisht.

Po kënga që ju e këndoni më me zemër?

Në përgjithësi janë këngët popullore që i këndoj me zemër e shpirtë. Saktësisht këngët popullore qytetare.

Pak kohe më parë ju pamë në rrjete sociale duke kenduar live pjesë nga disa këngë të njohura. Cilat ishin reagimet?

Si gjithmonë, reagime pozitive e tejet dashamirëse mga miqtë e fansat e mi.

Ke zë të mrekullueshëm. Trashëgim apo dhuratë nga Zoti?

Është dhuratë nga Zoti, po edhe trashëgim, sepse unë vij nga një fshatë ku ka lindur e madhja Nexhmije Pagarusha.

Keni paralajmeruar një projekt të ri muzikor. Kur do të vijë?

Nuk do të vonojë shumë kohë e projekti do të jetë pranë publikut. Është një këngë që e dua shumë, me tekst të Hivzi Krasniqit e muzikë të Naim Qukiqit.

Ju pamë në disa foto me veshje tradicionale. A do të dukeni kështu edhe në videoklip?

Thënë drejten këto janë veshjet që më pëlqejnë më së shumti, janë të traditës, të bukura e të veçanta. Falenderoj kreatoren time Kimete Haxhimurati.

Kush është personi pa te cilin nuk e paramendoni jetën?

Është familja ime.

Çka do tiu thoje atyre që të duan? Që edhe unë i dua.

Një duet me… Lemtë mbetet surprizë.

Fansave u thua që…

I dua shumë dhe nuk do ti zhgënjej asnjëherë.

Postime të ngjashme

Arilena Ara vë në pah linjat trupore nga palestra

admin

Rita Ora me dukje tërheqëse para pasqyrës, paralajmëron fansat se do të sjellë diçka vërtet argëtuese

admin

Kylie Jenner shfaqet joshëse në setin e ri fotografik

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...