Agjencia Zhurnal.mk

Intervistë/Bytyqi: “TVSH-ja ime”, nga janari do të rritet në 2400 denarë që do të i’u kthehen qytetarëve

Shkup, 25 shtator, zhurnal.mk – Sipas përllogaritjeve që kanë bërë së fundmi sindikatat në Maqedoninë e Veriut, shporta konsumuese e një familjeje katër anëtarëshe arrin vlerën prej rreth 550 eurosh, ndërkohë sipas të dhënave të Entit shtetëror të Statistikave, paga mesatare gjatë muajit korrik ishte në vlerë prej 436 eurosh.

Gjatë muajit gusht të këtij viti, shpenzimet për jetesë janë rritur për 0.5 për qind, krahasuar me muajin korrik, ndërkohë që çmimet në pakicë të produkteve në dyqane janë rritur për 0.8 për qind. Gjatë gushtit të vitit 2020, është shtrenjtuar çmimi i energjisë elektrike për 7.4 për qind. Pandemia e koronavirusit ka prekur më shumë familje, duke ua ulur të ardhurat për shkak të largimit nga puna të më shumë se 15 mijë punëtorëve. Ndërkaq, një pjesë e madhe e punëtorëve deri më tani kanë punuar me kohë të pjesshme, gjë dhe që ka çuar në uljen e pagave.

“Prioritetet si më parë, me zbatimin e masave kundër krizës, mbeten të njëjtat dhe kjo është ruajtja e çdo vendi pune dhe mbështetja e ekonomisë dhe qytetarëve për tejkalimin më të lehtë të krizës dhe hyrja në periudhën e pas krizës, e cila do të pasohet nga rritja dhe zhvillimi i ekonomisë në vendin dhe përmirësimin e standardeve të jetesës së qytetarëve, thotë në intervistën e tij ekskluzive për Agjencinë e Lajmeve ZHurnal, zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Ai ka folur edhe për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, pakon e katërt të masave ku do të përfitojnë edhe personat që nuk kanë bërë pjesë në pakot e kaluara, për kthimin e parave tek qytetarët dhe shumë të tjera.

Sa i përket aplikacionit “TVSH-ja ime”, Bytyqi thotë se që nga muaji janar i vitit të ardhshëm do ta rrisin limitin nga 1800 denarë që janë tani për një tremujorë, në 2400 denarë. Ai thotë se kjo masë ka dhënë efektet e duhura deri më tani për ta ulur ekonominë e zezë, njëashtu edhe paratë u kthehen qytetarëve.

“Ne i qëndrojmë kësaj, ajo është pjesë e programit qeveritarë. Pse mendojmë se është masë e mirë? Sepse euroskeptikët më të mëdhenjë, por edhe skeptikët më të mëdhenjë për çfarëdo që qeveria e mëparshme bënte, kur mbaroi kjo periudhë një vjeçare, tani thonë diçka po ndryshon për shkak se numri total i atyre që skenojnë llogari fiskale dhe numri total i llogarive të skenuara çdo ditë rritet. Çfarë do të thotë kjo për një shtet. Që ne kemi bërë masë aktive me të cilën synojmë eliminimin e ekonomisë së zezë, jo formale, që qytetarët të jenë më të vetëdijshëm për të blerë atje ku mund diçka të marrin dhe prandaj ne kemi theksuar se do e rrisim, po është e vërtetë në 2400 denarë për një tremujorë ose në 9600 denarë për një vit të një personi. Në mënyrë hipotetike, nëse katër anëtarë mbi moshën 15 vjet do skenonin llogari fiskale maksimumi i parave për një vit që do mund të kishin është afro 39 mijë denarë, që i bie pothuajse një pag e gjysëm mesatare në shtet”, ka deklaruar ai.

Bytyqi mes tjerash thotë se Qeveria edhe më shumë do të motivon qytetarët që të skenojnë llogari fiskale sepse në të ardhmen do të rrisin edhe më shumë limitin e parave që do tu kthehen në llogaritë e tyre.

“Por për neve nuk është e rëndësishme se sa ata marrin mbrabsht, ne do e rrisim akoma më shumë. Për neve e rëndësishme është se sa është ekonomia joformale më e vogël. Kjo masë po e jep efektin, po vazhdon ta jep efektin dhe ne motivojmë çdo ditë e më shumë që qytetarët ta bëjnë trysninë më të madhe sepse sa më shumë qytetarët të kërkojnë llogari fiskale aq më e madhe do të jetë trysnia ndaj atyre që punojnë jashtë sistemit, aq më e madhe do të jetë fuqia jonë si Qeveri për tju ndihmuar me masa të ndryshme qytetarëve, ose tju kthejmë para në llogaritë e tyre”, ka deklaruar për Zhurnal, zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Intervistën e plotë me zv/kryeministrin Fatmir Bytyqi do të mund ta ndiqni gjatë ditës në faqen zyrtare të Agjencisë së Lajmeve ZHurnal në rrjetin social Facebook.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...