Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Intervistë me kompaninë për pastrim TCS TORRO Cleaning Services

Intervistë me Kompaninë e njohur për pastrim të ambienteve të mbyllura dhe objekteve, TCS TORRO Cleaning Services

Qe sa kohë ekzistoni si kompani dhe a e keni pritur që për këtë periudhë të arrini në këto nivele të punës?

Kompania është themeluar në Korrik të vitit 2019 dhe është aktive në mbarë vendin në Maqedoni. Ne aktualisht ofrojmë shërbime për më shumë se 30 klientë afarist si dhe institucione shtetërore, me më shumë se 20.000 m², Selia e kompanisë ndodhet në Shkup.

Kujdesi për klientët dhe furnitorët tanë, përfshirë kënaqësinë e tyre – siguruar përmes përmirësimit të marrëdhënieve dhe komunikimit, duke siguruar rezultate më të mira në punën e tyre.

Çfarë lloje pastrimi kryen kompania juaj?

Torro Cleaning Services (TCS) është një kompani që ofron shërbime të specializuara në fushën e higjieno-teknike dhe shërbimeve të këshillimit, përfshirë menaxhimin e objektit. Ne ofrojmë duke përdorur burimet e veta, ne transferojmë shërbime profesionale si dhe koordinojmë me firma dhe kompani të tjera të specializuara.

Çfarë standarde kanë pajisjet tuaja të pastrimit?

Prej vet faktit se pajisjet tona janë prodhim europian, sigurisht se i plotësojnë standardet më të larta europiane, gjithashtu preparatet higjienike janë prej korporatës së mirënjohur Amerikane Ecolab, të cilat janë ekologjike(green), dezinfektuese dhe jo irrituese, pra janë shumë të sigurta për pordorim.

Prej ku vijnë dhe çfarë funksioni kryejnë pajisjet më të rëndësishme?

Pajisjet tona janë prodhim Ghibli & Wirbel (Itali), Vispa (Itali), Kärcher (Gjermani), Kirby (SHBA) funksioni i tyre është gjithëpërfshirës në të gjitha llojet e dyshemeve dhe mobiljeve.

Sa klientët janë të kënaqur nga puna juaj?

Operacionet efikase të siguruara nga një partner i besueshëm siç është TCS në ofrimin e shërbimeve për klientët, përfshirë përshtatjen me nevojat e klientit sjell në kënaqësinë dhe novojën që në vazhdimësi të jemi pranë tyre.

Shohim se edhe kompani të ndryshme janë të interesuar për shërbimet tuaja. A ndodhë nga shërbimi i mirë ato kompani t’u rekomandojnë në kompani tjera?

Po, shpesh ndodh që të kemi rekomandime, kjo paraqet satisfaksion kur klientë tanë na “Reklamojnë”.

Sa kanë vullnet pune punëtorët tuaj?

Jemi një punëdhënës i dëshiruar – kjo do të sigurojë kënaqësi, interes dhe dëshirë për përparim, interes për zhvillimin e kompanisë. Kjo do të arrihet përmes trajnimeve, stimujve dhe atmosferës së këndshme të punës, e me këtë arrihet edhe vullneti i punëtorëve.

A i plotësoni kushtet e nevojshme që i takojnë një punëtori?

Kompania i plotëson të gjitha kushtet sa i përket kontrolleve sistematike mjekësore, trajnime për mbojtje evakuim dhe shpëtim, uniforma përkatëse.

Çfarë mesazhi ka TCS Torro për ata që duan të mirëmbajnë higjienën dhe pastërtinë por nuk dinë ku të drejtohen?

Pse vlen të përdoret shërbimi ynë?
1 – Ne garantojmë se punëtorët tanë do të punojnë në mënyrë kualitative
2 – Ne gjithmonë mbajmë terminin e klientëve.
3- Përdorim preparate ekologjike me standarte Europiane.

Puna me ne do ta bëjë më të lehtë qështjen e pastrimit që të mund të pushoni!
Moto e jonë është:

Çdo gjë është ndryshe me ne, na telefononi ne ekzistojmë për ju !

Postime të ngjashme

Spasovski në Saraj: Vazhdimisht i dëgjojmë kërkesat e qytetarëve, prandaj kemi ofertën më të mirë për secilën komunë

Botime me vlerë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhuratë për AZGJ-në

Dafina Vidishiqi

RMV, për ndërtesat me efikasitet energjetik, sektori i ndërtimtarisë ka nevojë për digjitalizim dhe më shumë aftësi

Dafina Vidishiqi

Zaev: Samit historik i NATO-s për Maqedoninë e Veriut, Ballkani të jetë rajon i paqes dhe stabilitetit

Editorial/ Cilat janë rreziqet që mund të paraqiten nga Kina dhe Rusia për NATO-n

Zekirija Haxhiu

Heqja e platformave në plazhet në Strugë: Për Merkon nuk janë ilegale, ASH-ja e quan mashtrim të qytetarëve

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...