Medicina

Intervistë me OTO Medical VBC – ordinancë e specializuar për aparate dëgjimi

Oto – Medikal është e regjistruar si ordinancë e specializuar për ndihmëse ortopedike – ndihmëse për dëgjim në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Mjeku Vojisllav Radullov na spjegon për aparatet e tyre dhe tregon si dëmtohet më së shpeshti dëgjimi i njerëzve.

Ai thotë se shumica e popullatës i shfrytëzojnë celularët për dëgjim të muzikës, e cila siç thotë, është me frekuencë të lartë prej 3000hz. Kjo frekuencë ndikon në dëmtimin e nervit si dhe krijimin e një traume në vesh. Simptomat e para siç njofton ai, janë zhurma, si dhe marramendje të përkohshme.

“Zhurma e cila çdo ditë na rrethin, ndotja e ajrit, dëgjimi i muzikave të zëshme në kafene dhe klubet e natës janë shkaktarët më të mëdha për dëmtimin e dëgjimit.

Pacientët të cilët vijnë në OTO Medikal VBC janë me dëmtim serioz të dëgjimit të cilëve duhet t’u ndihmohet me aparate dëgjimi me qëllim për të kryer komunikimin e përditshëm në jetën e tyre.

Vijnë pacientë me dëmtim të dëgjimit të cilët kanë punuar në fabrika ku ka vibrime dhe zhurma të mëdha. Këto janë trauma më të mëdha për dëmtimin e organit të dëgjimit”, shprehet Radullov.

Lidhur me atë se çfarë mund të ndihmojë largimin e zhurmës nga veshi, ai thotë se nuk ka asnjë gjë që mund të ndihmojë përpos aparateve të dëgjimit që posedojnë dhe e njejta ndihmon në maskimin e zërit që paraqitet në vesh.

Ekzistojnë disa lloje të aparateve të dëgjimit:

Aparat dëgjimi që mbahet prapa veshit VTE

Aparat dëgjimi VTE me dëgjuese të montuar në fund të tubit që hyn në vesh.

Aparat dëgjimi i montuar në tubin CIC i cili nuk shihet dhe shërben për dëmtim të dëgjimit deri në 70db. Ky lloj aparati vendoset tërësisht në kanalin e veshit dhe është pothuajse i padukshëm.

Postime të ngjashme

Përfitimet mbresëlënëse të lëngut të karotës

admin

“Covidi i gjatë” është pasojë e dëmtimit të konsiderueshëm të mushkërive

S.B.

Si t’i trajtoni sinuset në ditët e dimrit

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...