Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

INTERVISTË, TEUTA ARIFI: Të punojmë gjithë së bashku për mbrojtjen e mjedisit

Tetovë, 26 shkurt – Në këtë intervistë të raelizuar nga BIRC, në kuadër të projektit “ Mali Sharr-diga e fundit kundër katastrofës ekologjike”, i mbështetur nga Civica Mobilitas, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi thotë se të gjithë së bashku duhet të punojmë për mbrojtjen e mjedisit. Ajo thotë se ngritja e vetëdijes së qytetarëve për ruajtjen e ambientit mbetet një aspekt tepër i rëndësishëm në kuadër të një bashkëjetese korrekte me natyrën.

Sipas saj, ideja e shpalljes së Malit Sharr park nacional është e një vlere të veçantë, që do të mundësonte një mbrojtje më të mirë të ambientit jetësor, por edhe zhvillimi të turizmit malor dhe perspektivë ekonomike për banorët e kësaj zone.

“Eksperienca të shumta dëshmojnë se në qoftë se arrijmë që të shpallet si park kombëtar, mbrojtja dhe niveli i mbrojtjes së ambientit do të jetë në një nivel shumë më të lartë dhe siguria në fakt do të jetë më e madhe dhe përparësitë do të jenë më të mëdha. Kështu që, ne, vazhdojmë të marrim pjesë në gjitha debatet, analizat që bëhen, meqë kjo çështje është në fazën e debatit akoma, dhe gjithsesi do të mbetemi të angazhuar që ky koncept realizohet në tërësi”, thotë Arifi.

Ajo thotë se faza e debatit duhet të sqarojë deri në fund përfitime që vijnë për banorët me shpalljen e Malit Sharr park nacional. “Vazhdojmë të jemi pjesë e këtij debati, me qëllim që të arrijmë të sqarojmë sa më shumë qytetarët tanë se shpallja Park Kombëtar në fund do të jetë një përfitim dhe mundësi pikërisht për banorët e zonës”, thotë Arifi.

Arifi thekson se revitalizimin e Kodrës së Diellit si qendër turistike nuk mund ta bëjë një komunë për arsye se edhe kompetencat karshi hapësirës atje janë kompetenca që nuk i ka të gjitha komuna e Tetovës. Sipas saj, një pjesë të madhe të hapësirës e mbulon pikërisht qeveria dhe pushteti qendror. “Prandaj edhe revitalizimi i kësaj qendre nënkupton projeksion dhe një projekt shtetëror, i cili në radhë të parë do të kërkonte të gjente investime ndërkombëtare me qëllim që e gjithë kjo të arrijë të ngritet në nivelin e duhur”, thekson ajo.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në turzmin malor sheh një mundësi të mirë zhvillimi ekonomik për banorët e fshtrave që gravitojnë në këtë zonë, por edhe investime konkrete në këto vendbanime.

ARIFI: TË PUNOJMË TË GJITHË SË BASHKU PËR MBROJTJEN E MJEDISIT

VIDEO/ INTERVISTË, TEUTA ARIFI: TË PUNOJMË TË GJITHË SË BASHKU PËR MBROTJEN E MJEDISIT Në këtë intervistë të realizuar nga BIRC, në kuadër të projektit “ Mali Sharr-diga e fundit kundër katastrofës ekologjike”, i mbështetur nga Civica Mobilitas, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi thotë se të gjithë së bashku duhet të punojmë për mbrojtjen e mjedisit. Ajo thotë se ngritja e vetëdijes së qytetarëve për ruajtjen e ambientit mbetet një aspekt tepër i rëndësishëm në kuadër të një bashkëjetese korrekte me natyrën. Sipas saj, ideja e shpalljes së Malit Sharr park nacional është e një vlere të veçantë, që do të mundësonte një mbrojtje më të mirë të ambientit jetësor, por edhe zhvillim të turizmit malor dhe perspektivë ekonomike për banorët e kësaj zone.

Posted by BIRC on Friday, February 26, 2021

Postime të ngjashme

Despotovski: Përkundër pandemisë, kompanitë në zonat TIR kanë rezultate pozitive ekonomike

R Zh

Sela: Është gënjeshtër që koalicioni ASh-AAA ka bllokuar pakon e pestë ekonomike

R Zh

MASH: Programe të reja mësimore për filloristët – bazë dhe nxitje për qasje kreative në mësim

R Zh

Qyteti i Shkupit së shpejti do të fillojë me implementimin e qarkullimit – transport i shpejtë me autobusë

R Zh

Takim me Sektorin për statistika të FMN-së: Banka popullore publikon të dhëna statistikore të cilësisë së lartë

R Zh

SHGM: Nesër do të vaksinohen gazetarët dhe punonjësit medial

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...